Site icon Telegrafi

Rrihet rëndë një person në Prishtinë, vdes në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në Prishtinë, pasi një person është rrahur për vdekje.

Rasti ka ndodhur në Pejton, konkretisht të shkallët e nënkalimit.

Policia njofton se sot( e shtunë) në ora 17:51 ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë, gjegjësisht tek shkallët.

Bëhet e ditur se personi është dërguar në emergjencë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në atë vend që dyshohet të kenë ardhur nga rrahja dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po e hetojnë rastin.

Ata kanë thënë se po mblidhen informatat rreth ngjarjes.

Telegrafi ka tentuar të flasë me zyrtarët e policisë për të dhënë më shumë detajet lidhur me rastin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje./Telegrafi/

Exit mobile version