Rrihen mes vete katër të mitur në Obiliq, njëri nga ta u therë me thikë

Katër të mitur janë rrahur mes vete, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:45, në Obiliq.
Tutje bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar, të mitur meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti, ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore nga therja me thikë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































