LAJMI I FUNDIT:

Rrihen mes vete katër persona për pronë në Pejë

Rrihen mes vete katër persona për pronë në Pejë
Foto: Ilustrim

Katër persona pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit) janë rrahur mes vete ku për pasojë kanë marr lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:30 në Bjeshka e Vokshit, në Pejë.

Siç thuhet në raport, të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


“Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit) katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/