Blogerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha, është një emër mjaft i komentuar në rrjete sociale.
Ajo ndiqet nga mijëra njerëz vetëm në Instagram dhe tashmë është shumë e pëlqyer.
Bukuroshja së fundmi u ka dhënë ndjekësve hapësirë të pyesin më shumë rreth opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
Njëra nga ndjekëset komentoi paraqitjet e partneres së Ledri Vulës, së cilës nuk hezitoi t’i kthente përgjigje.
“Pse ekstrem zhveshur rri çfarë shembulli je për vajzën?”, ishte pyetja e parashtruar.
Ndërkohë që Sara u përgjigj: “Shembulli më i mirë për atë të kuptoj që jeta është e saj dhe mund të bëj çfarë t’i dojë qejfi”.
Ajo ndryshe është prej vitesh bashkë me reperin Ledri Vula, me të cilin ka dhe një vajzë. /Telegrafi/