Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka mbajtur takim koordinues me organizatat anëtare dhe vullnetarët që janë pjesë e fushatës “Voto për më shumë gra në parlament”.
Sipas njoftimit për media, rreth 200 vullnetarë për pesë ditë (25-29 shtator) do të bisedojnë me qytetarë duke shkuar derë më derë në mbi 15 komuna të Kosovës, përfshirë komunat serbe, për të diskutuar me gratë dhe burrat votues mbi rëndësinë e votimit të më shumë grave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 6 tetor 2019.
Këto aktivitete janë vazhdimësi e vizitave që RrGK tashmë ka bërë në disa qytete. Përmes këtyre vizitave, përfaqësuese të organizatave anëtare të RrGK-së u kanë shpërndarë qytetarëve broshura, dhe kanë bashkëbiseduar me ta për rëndësinë e zgjedhjes së më shumë grave në parlament.
Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e RrGK-së ka njoftuar të pranishmit se përmes kësaj fushate po kërkohet barazi për përfaqësim në parlament.
“Meqenëse partitë politike nuk po e zbatojnë Ligjin për Barazi Gjinore ku kërkohet 50% përfaqësim i barabartë, atëherë falë kësaj fushate qytetarët kanë mundësi që të votojnë për më shumë gra në parlament dhe në këtë mënyrë të zbatojnë këtë ligj”, tha Rogova.
Ndër të tjera sipas njoftimit, Ligji për Barazi Gjinore (LBGj) garanton përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha fushat, përfshirë atë politike.
“Mirëpo, në kundërshtim me këtë ligj, as kuvendi e as qeveria nuk kanë siguruar pjesëmarrje të barabartë të grave dhe burrave në sferën publike. Prandaj, na mbetet neve si qytetarë ta arrijmë barazinë! RrGK inkurajon të gjithë qytetarët që të votojnë për gratë të cilat do të përfaqësojnë më së miri interesat e qytetarëve në kuvend, si dhe do të luftojnë për arritjen e barazisë gjinore. Përkrahja e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje është pjesë e Strategjisë së RrGK-së 2019-2022. Po ashtu, kujtojmë se RrGK ka bërë fushatë për këtë çështje edhe në zgjedhjet e vitit 2017, si dhe do të vazhdojë të përkrahë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike apo orientimi seksual”, thekson njoftimi.
Po sipas njoftimit, RrGK vlerëson zgjedhjet si element qenësor të një shteti demokratik, kurse barazinë gjinore si të drejtë elementare të njeriut, andaj bëjmë thirrje që të votohen më shumë gra në paralament, si kusht i domosdoshëm drejt luftimit të traditës institucionale që padrejtësisht ka privuar gratë nga pjesëmarrja në politikë dhe procese vendimmarrëse.
“Cilëndo listë që zgjedhni, votoni për më shumë gra në parlament! Kjo fushatë realizohet si pjesë e nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, si dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Organizatat që mbështesin RrGK-në në realizimin e kësaj fushate janë: ATO- Vushtrri, Aureola- Obiliq, Alma- Pejë, Bliri- Drenas, Qendra e Grave për Zhvillim Rural- Novobërdë, Qendra për Edukim dhe Zhvillim- Elita – Lipjan, Femrat Aktive të Gjakovës- Gjakovë, Handikos Mitrovica- Mitrovicë, OJQ Drugëza- Skenderaj, Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) – Prizren, Organizata për Reforma Lokale (Euloc)- Viti, Psikoterapeutët në Veprim- Gjilan, Ruka Ruci- Uglarë, Shoqata e Pavarur e Gruas-Hareja- Rahovec, Shoqata Iniciativa e Grave- Dragash, Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes (ShEPF)- Gjakovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Jo vetëm që i dha një shikim, Zuckerberg bëri veprimin e radhës kundrejt të fejuarës së Jeff Bezos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar