LAJMI I FUNDIT:

RrGK thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese

RrGK thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), përmes një komunikate për media ka thënë se, është duke përcjellë në vazhdimësi diskursin publik të partive politike në këtë kohë të para fushatës për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 14 shkurt 2021.

RrGk thotë se “në këtë periudhë e gjithë vëmendja e qytetarëve është e kthyer drejt skenës politike dhe asaj se çka ofrojnë partitë për përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme”.

“Në këtë kohë, qytetarët duhet të njoftohen me specifikat e secilit program, mirëpo, në vend të kësaj jemi dëshmitarë të një gjuhe kërcënuese dhe seksiste. Kjo gjuhë konsiderohet ofenduese ndaj qytetarëve dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet dënuar.


RrGK bën thirrje që ky proces zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se ” le të kujtojmë se po kalojmë një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe organizimin e zgjedhjeve në këtë periudhë, andaj edhe kjo situatë do të duhej të shihet nga partitë si përgjegjësi dhe obligim shtesë”.

“RrGK, ashtu sikurse përgjatë viteve të kaluara, me punë dhe aktivizëm përpiqet për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në jetën shoqërore, prandaj, në përputhje të plotë me këtë vizion, RrGK kërkon përgjegjësi publike për çdo veprim, i cili ndikon në realizimin e këtyre objektivave jetike për mirëqenien e të gjitha grave në Kosovë, e rrjedhimisht të gjithë shoqërisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori