LAJMI I FUNDIT:

RrGK reagon ndaj lirimit të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

RrGK reagon ndaj lirimit të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për lirimin e të akuzuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit, duke kërkuar nga institucionet edrejtësisë të vazhdojnë hetimin në lidhje me vrasjen e Donjetës.

Në reagimin e RrGK thuhet se “sot, me datë 6 mars 2018, përmes mediave lokale Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u njohtua për lirimin e të akuzuarit kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit. Në deklaratat e po këtyre medieve thuhej se i akuzuari është liruar nga akuza për vrasje të rëndë ngase nuk ka prova se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar”.

“Ju rikujtojmë që e ndjera ishte shpallur e zhdukur për gjashtë javë, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet në bjeshkët e fshatit Strellc në dhjetor të vitit 2015. Në atë kohë, RrGK dhe Lobi i për Barazi Gjinore patën reaguar, duke kërkuar nga institucionet e drejtësisë të hetojnë rastin dhe të gjejnë vrasësin e të ndjerës”.


Gjykata merr vendimin për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt
Lexo po ashtu Gjykata merr vendimin për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt

“RrGK dhe në përgjithësi shoqëria kosovare janë dëshmitarë të dështimeve të sistemit të drejtësisë në zbardhjen e rasteve të vrasjeve të grave dhe vajzave”.

Përmes këtij reagimi RrGK përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të vazhdojnë hetimin në lidhje me vrasjen e Donjeta Pajazitit.

“RrGK beson që vetëm me vendime të drejta organet e drejtësisë mund të ndikojnë në uljen e dhunës, respektivisht krimit. Ngritja e përgjegjësisë institucionale gjatë trajtimit të dhunës me bazë gjinore do të rrisë raportimin e këtyre rasteve, duke u siguruar të ketë drejtësi, mbrojtje dhe rehabilitim për rastet e dhunës me bazë gjinore”, thuhet në reagim. /Telegrafi/