LAJMI I FUNDIT:

RrGK përkrah protestën e sotme në Prizren: Drejtësi për secilën grua të vrarë

RrGK përkrah protestën e sotme në Prizren: Drejtësi për secilën grua të vrarë
Foto: Arkiv

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), përmes një komunikate për media kanë thënë që vrasja dhe dhuna ndaj grave, po vazhdojnë të mos marrin dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë.

Në komunikatën e RrGK thuhet se vrasja dhe dhuna ndaj grave po vazhdojnë të mos marrin dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. “Madje, kjo edhe pse janë bërë të gjitha ndryshimet në kornizën ligjore, e së fundi, gjatë vitit 2020 edhe futja e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës, e cila kërkon dënime meritore për ushtruesit e dhunës ndaj grave dhe vajzave”.

“Kosova ende po dështon të ndëshkojë vrasësit e grave. Së fundi, më 3 shkurt 2021, Gjykata Themelore e Prizrenit e dënoi me 15 vjet burgim Ilir Haxhiajn, i cili në vitin 2019 e rrahu dhe e vrau bashkëshorten e tij, Hatije Dinën. Ai u dënua për veprën ‘lëndim i rëndë trupor'”.


Sipas RrGK, për ta kundërshtuar këtë vendim, dhe për t’i ‘rikujtuar’ Gjykatës Themelore të Prizrenit se ky “lëndim trupor” i mori jetën Hatije Dinës, nën organizimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, dhjetra aktivistë protestuan sot me fillim nga ora 12:00, para Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Duke përkrahur këtë protestë, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) vlerëson se klasifikimi dhe dënimi i Ilir Haxhiajt me veprën “Lëndim i Rëndë Trupor” është krejtësisht i padrejtë dhe në kundërshtim me kornizën ligjore në vend.

“Presim që zëri i këtyre aktivistëve që protestuan sot, të arrijë te Gjykata e Apelit, në mënyrë që ata ta shpallin të pavlefshëm këtë dënim të dhënë nga Gjykata Themelore në Prizren”.

Gjithashtu, RrGK përmes kësaj kumtese njofton se do të monitorojë për së afërmi ecurinë e këtij procesi gjyqësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori