LAJMI I FUNDIT:

RrGK kërkon të zbardhet rasti i 13-vjeçares nga Peja, që dyshohet se u dhunua nga dy persona

RrGK kërkon të zbardhet rasti i 13-vjeçares nga Peja, që dyshohet se u dhunua nga dy persona

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka kërkuar reagim institucional dhe shoqëror lidhur me rastin e 13-vjeçares nga Peja e cila u raportua e zhdukur, e për të cilën dyshohet se u abuzua seksualisht nga dy persona të moshës madhore.

Dy të dyshuarit tashmë janë vënë në pranga nga policia e RrGK-ja ka kërkuar nga institucionet, posaçërisht nga Prokuroria Themelore e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

Një 13-vjeçare dyshohet se u dhunua në Drenas, dy të arrestuar
Lexo po ashtu Një 13-vjeçare dyshohet se u dhunua në Drenas, dy të arrestuar

:Përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngrisim zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis. Kurse, reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore”, thuhet në komunikatën për media.


RrGK tutje ka bërë të ditur se do të monitorojë reagimin institucional ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore.

“RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Refuzimi i Abdixhikut për takim konsultativ me Kurtin, Cakolli: Është bllokim dhe autoizolim

Refuzimi i Abdixhikut për takim konsultativ me Kurtin, Cakolli: Është bllokim dhe autoizolim

Lajme
“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

Lajme
U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Lajme
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme

"Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje", Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

Lajme
Gjini i AAK-së: S’besoj se do të marrim ftesë nga Kurti- letrat kanë qëllim manipulimin e opinionit

Gjini i AAK-së: S’besoj se do të marrim ftesë nga Kurti- letrat kanë qëllim manipulimin e opinionit

Lajme
Kalo në kategori