LAJMI I FUNDIT:

​RrGK dhe QKSGJ dënojnë gjuhën seksiste të deputetëve të Kuvendit të Kosovës

​RrGK dhe QKSGJ dënojnë gjuhën seksiste të deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) e dënojnë gjuhën dhe qasjen seksiste ndaj deputeteve gjatë seancës së fundit të Kuvendit të Kosovës.

RrGK dhe QKSGj konsiderojnë të papranueshme vazhdimin e praktikës së ofendimit mbi baza gjinore të politikaneve nga politikanët burra, transmeton Telegrafi.

“Qasja seksiste e manifestuar me gjuhë vulgare nga politikanët burra ndaj politikaneve gra, për RrGK dhe QKSGj, e shpërfaq mendësinë diskriminuese dhe rrezikon mirëmbajtjen dhe riprodhimin e raporteve të pabarabarta shoqërore, ekonomike dhe kulturore ndërmjet grave dhe burrave. Gjë që rrezikon minimin e rolit të grave në politikë”, thuhet në reagim.


Më tej në njoftim thuhet se gratë vazhdojnë të jenë pjesë konstruktive e proceseve politike në Kosovë, andaj çdo tentativë për zhvleftësimin e rolit të tyre politik përmes akteve seksiste dhe mizogjeniste dënohet ashpër nga organizatat e  grave.

“Gjithashtu, kjo praktikë e sfidon rrënjësisht arritjen e një shoqërie të barabartë, gjithëpërfshirëse, si dhe dëmton dhe aspiratat progresive të Republikës së Kosovës, andaj kërkojmë përgjegjësi individuale të deputetëve si dhe përgjegjësi kolektive të partive politike për qëndrimet e dhëna”, përfundon reagimi i Rrjetit të Grave të Kosovës dhe Qendrës Kosovare për Studime Gjinore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori