Është një garë armatimi më e madhe se çdo gjë që ka parë ndonjëherë Azia – tri fuqi të mëdha bërthamore dhe një me zhvillim të shpejtë, tri ekonomitë më të mëdha në botë dhe aleanca dekadash që të gjitha garojnë për një avantazh në disa nga zonat më të kontestuara tokësore dhe detare të botës.
Në një cep janë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj Japonia dhe Koreja e Jugut. Në një cep tjetër, Kina dhe partneri i saj Rusia. Dhe në një të tretë, Koreja e Veriut.
“Ne do të vazhdojmë t’i shohim këto dinamika spirale në Azinë Lindore, ku nuk kemi masa kufizimi, nuk kemi kontroll të armëve”, ka thënë për CNN, Ankit Panda, një eksperte e politikave bërthamore në “Carnegie Endowment for International Peace”, përcjell Telegrafi.
Vizita e liderëve japonezë në Uashington gjatë javës së kaluar shërbeu vetëm për të theksuar këtë çështje.
Së fundmi, sapo pati një takim me presidentin amerikan Joe Biden, kryeministri japonez Fumio Kishida shprehu shqetësimin e tij për aktivitetet ushtarake të Kinës në Detin e Kinës Lindore dhe lëshimin e raketave balistike mbi Tajvan që ranë në ujërat afër Japonisë në gusht.
Kishida paralajmëroi Pekinin kundër përpjekjeve për të “ndryshuar rendin ndërkombëtar” dhe tha se ishte “absolutisht e domosdoshme” që Japonia, SHBA-ja dhe Evropa të qëndrojnë të bashkuar në raport me Kinën.
Fjalët e tij erdhën vetëm disa ditë pasi ministrat amerikanë dhe japonezë kishin folur në mënyrë ogurzezë për “zgjerimin e vazhdueshëm dhe të përshpejtuar të arsenalit bërthamor të Kinës”.
Megjithatë, sipas Koresë së Veriut dhe Kinës, është Japonia ajo që është agresori, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ata kanë parë që Tokio të zotohet kohët e fundit për të dyfishuar shpenzimet e saj të mbrojtjes ndërkohë që blen armë të afta për të goditur objektivat brenda territorit kinez dhe të Koresë së Veriut.
Dhe shqetësimet e tyre të supozuara do të jenë rritur vetëm me njoftimin pak ditë më parë të planeve për vendosje të reja të marinës amerikane në ishujt jugorë të Japonisë, duke përfshirë raketa të reja të lëvizshme kundër anijeve që synojnë të pengojnë çdo goditje të parë nga Pekini.
Për SHBA-në dhe Japoninë, lëvizje të tilla kanë të bëjnë me parandalimin; në Pekin, ato janë përshkallëzimi.
Duke “trazuar” të kaluarën
Kina pretendon se shqetësimet e saj bazohen në arsye historike.
Ky vend thotë se ka frikë se Tokio po i kthehet ekspansionizmit ushtarak të epokës së Luftës së Dytë Botërore, kur forcat japoneze kontrollonin zona të mëdha të Azisë.
Rreth 14 milionë kinezë vdiqën dhe deri në 100 milionë u bënë refugjatë gjatë tetë viteve të konfliktit me Japoninë nga 1937 deri në 1945.
Pekini këmbëngul se planet, të cilat përfshijnë Japoninë në blerjen e armëve “kundërsulmuese” me rreze të gjatë, si raketat Tomahawk që mund të godasin bazat brenda Kinës, tregojnë se Tokio kërcënon sërish paqen në Azinë Lindore.
Por kritikët dyshojnë se Kina ka një motiv dytësor në “gërmimin e plagëve historike” – duke e shkëputur vëmendjen nga ngritja e saj ushtarake.
Ata theksojnë se, edhe pse Pekini kundërshton me zë të lartë shqetësimet e SHBA-së dhe Japonisë për fuqinë e tij ushtarake në rritje, ai ka rritur forcat e tij detare dhe ajrore në zonat afër Japonisë.
Në fund të dhjetorit, Japonia tha se anijet e qeverisë kineze ishin pikasur në zonën e afërt përreth ishujve, të njohur si Diaoyus në Kinë.
Nga 22 deri më 25 dhjetor, anijet e qeverisë kineze kaluan pothuajse 73 orë rresht në ujërat territoriale japoneze jashtë ishujve, inkursioni më i gjatë i tillë që nga viti 2012.
Kina gjithashtu ka rritur “tensionet” përmes forcimit të partneritetit të saj me Rusinë. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha CNN kohët e fundit se kjo kishte nxitur edhe disa nga marrëveshjet SHBA-Japoni.
Dhe Rusia ka treguar aftësitë e saj ushtarake në Paqësor, përfshirë dhjetorin, kur anijet e saj luftarake iu bashkuan anijeve dhe aeroplanëve kinezë për një stërvitje njëjavore në Detin e Kinës Lindore.
Agresioni i Pekinit ka qenë veçanërisht i dukshëm kur bëhet fjalë për Tajvanin, një ishull vetëqeverisës prej 24 milionë banorësh që Partia Komuniste Kineze e pretendon si territorin e saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë.
Xi ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të vënë ishullin nën kontrollin e Pekinit, dhe Kina ka rritur aktivitetet e saj agresive ushtarake rreth ishullit, veçanërisht që nga vizita e kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në gusht.
Në ditët pas vizitës së Pelosit, Kina mbajti stërvitje të paprecedentë ushtarake rreth ishullit, duke hedhur raketa të shumta pranë ujërave të tij dhe duke dërguar aeroplanët e saj luftarakë “për ta ngacmuar atë”.
Mes veprimeve të tilla, vendosmëria e SHBA-së ka mbetur e fortë. Uashingtoni ka vazhduar të miratojë një listë në rritje të shitjeve ushtarake në ishull, në përputhje me detyrimet e tij sipas ligjit të Marrëdhënieve me Tajvanin.
Përshkallëzimi bërthamor i Koresë së Veriut
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën thirrje për një “rritje eksponenciale” të arsenalit të armëve bërthamore të vendit të tij, duke filluar nga viti 2023, dhe po ndërton një flotë raketahedhësësh “super të mëdhenj” të lëvizshëm që mund të godasin çdo pikë në Jug me një kokë bërthamore.
Në një raport të fundit, Instituti i Koresë së Jugut për Analizat e Mbrojtjes (KIDA) tha se plani i Kim mund të vije me 300 armë në vitet e ardhshme.
Ky është një hap i madh nga viti 2022, kur Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) vlerësoi se ai kishte 20 armë bërthamore të montuara dhe materiale të mjaftueshme të zbërthyeshme për të arritur deri në 55.
Treqind koka bërthamore do ta vendosnin Korenë e Veriut përpara vendeve bërthamore të krijuara prej kohësh të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe do ta linin atë pas vetëm Rusisë, SHBA-së dhe Kinës në renditjen e stoqeve bërthamore – sipas SIPRI.
Një perspektivë e tillë ka bërë që presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, të zotohet për një ngritje ushtarake të tijën.
“Ndërtimi i fuqishëm i një aftësie (ushtarake) që na lejon të sulmojmë 100 herë ose 1000 herë më shumë nëse sulmohemi është metoda më e rëndësishme për parandalimin e sulmeve”, citohet të ketë thënë Yoon.
Ai madje ngriti mundësinë që Koreja e Jugut të ndërtojë arsenalin e saj bërthamor, duke sugjeruar se vendi i tij mund të “disponojë armë taktike bërthamore ose të zotërojë armët e veta bërthamore”.
Por, për të siguruar aleatin e saj, SHBA-ja e ka bërë të qartë se mbështetja e Uashingtonit për Korenë e Jugut është “e veshur me hekur” dhe të gjitha asetet ushtarake amerikane janë në tryezë për ta mbrojtur atë.
Megjithatë, ndërsa gara e armatimeve në Azi po përshpejtohet, një gjë që është bërë e qartë është se SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut do të angazhohen si grup.
Dhe prania e Kishida-s dhe liderëve të tjerë japonezë në Uashington gjatë javës së kaluar ka dhënë prova të shumta për këtë.
“Sa më afër të punojmë së bashku, aq më të fortë bëhemi”, ka thënë Adm. Mike Gilday, shefi i SHBA-së operacionet detare për bashkëpunimin trepalësh gjatë fjalimit të tij në një forum virtual të Institutit për Studime Koreano-Amerikane (ICAS). “Shpresojmë kjo do të bindë çdo kundërshtar të mundshëm se nuk ia vlen të bëjë një lëvizje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj