LAJMI I FUNDIT:

“Rrezikohen padrejtësi të reja në rigjykimin e rastit Monstra”

“Rrezikohen padrejtësi të reja në rigjykimin e rastit Monstra”

Ekspertët vlerësojnë se aktakuza e njëjtë në rigjykimin për rastin “Monstra” rrezikon padrejtësi të reja ndaj të akuzuarve. Sipas ish prokurorit Aleksandër Nakov, mos ndryshimi i aktakuzës përbënë shkelje të Kodit Penal. Nakov shton se me aktakuzë të tillë dhe pa përfshirjen e PSP-së nuk mund të pritet rigjykim i drejtë.

“Tani jemi në situatë kur lëndën e përfaqëson Prokuror tjetër, pra Naum Panovski. Megjithatë, vetë qëndrimi i organit akuzës në të njëjtën aktakuzë për mua përbën shkelje dhe padrejtësi. Jam i bindur se atë lëndë duhet ta merr PSP-ja por fillimisht duhet pritur miratimi i Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur dhe me këtë të arrihet zbardhja e rastit”, tha ish-prokurori Aleksandër Nakov.

I pyetur nëse Prokuroria Publike u gjet e pa përgatitur ndaj rigjykimit të rastit “Monstra”, Nakov shton se ky institucion po vuan pasojat e prokurores Gordana Geshkovska.


Rigjykimi i “Monstrës” filloi më 12 shkurt. Prokurori Naum Panovski mbrojti të njëjtën aktakuzë, gjegjësisht atë për terrorizëm. Seanca e parë u anulua për shkak të mos përfshirjes së të akuzuarit Sami Luta në akuzë bashkë me të akuzuarit e tjerë.

Rasti po rigjykohet në mungesë të dy të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Mbrojtja në rigjykim fillimisht do të kërkojë veturën e dyshimtë Opel Omega, duke pritur në të njëjtën kohë që Specialja të zbardh të vërtetën e dëshmitarit të mbrojtur në këtë rast.

Më 24 nëntor të vitit kaluar më kërkesë të Prokurorisë Publike mbi dyshimet e hedhura ndaj akuzës për terrorizëm dhe mundësisë për rrethana të reja që mund të burojnë nga bisedat e përgjuara, Gjykata Supreme unanimisht vendosi për kthimin e lëndës në shkallën e parë. Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012 me burg të përjetshëm u dënuan gjashtë persona: Alil Demiri, Haki Aizir, Fejzi Aziri, Sami Luta, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori