Rrezik i vazhdueshëm nga qentë endacakë në kryeqytet, një vajzë ndiqet në lagjen e Spitalit

Problemi me qentë endacakë është mjaft shqetësues për qytetarët të cilët mund të jenë cak i sulmit thuajse nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Një rast është raportuar të mërkurën tek faqja zyrtare ”Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” në platformën X, në të cilën shihet një qytetare e frikësuar pasi disa qen endacakë tentuan ta sulmojnë atë.
Sipas faqes "Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë", rasti ka ndodhur tek lagja e Spitalit në Prishtinë.
Ndryshe, të mërkurën kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte thënë se problemi i vazhdueshëm me qentë endacakë është shqetësuese për të gjitha komunat.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































