Rreth 9 mijë qytetarë të Prishtinës vaksinohen kundër gripit sezonal, vaksinimi bëhet deri në fund të dhjetorit

Rreth nëntë mijë qytetarë nga rajoni i Prishtinës janë vaksinuar kundër gripit sezonal, ndërkaq tre mijë doza të tjera janë ende në dispozicion.
Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) iu bëjnë thirrje grupeve më të ndjeshme që të vaksinohen deri në fund të dhjetorit.
Grupet më të rrezikuara konsiderohen të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësorë të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët.
Sipas punëtorëve shëndetësorë, shtimi i rasteve me grip sezonal në Kosovë është një shqetësim i zakonshëm për këtë periudhë të vitit – në temperatura të ulëta dhe kur aktivitetet kufizohen në ambiente të mbyllura. Këto favorizojnë përhapjen e viruseve.
Mjeku në QKMF, Rushit Ismajli thotë për KosovaPress se kohëve të fundit numri i pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore është rritur.
Por ai tregon se ky grip tejkalohet “vetvetiu ose me një trajtim të thjeshtë”.
“Kohëve të fundit kemi pasur një numër më të rritur të pacientëve që kërkojnë ndihmë në institucionin tonë shëndetësor dhe për shkak të sezonës, por edhe arsye të tjera, dhe është bërë edhe ngarkesë e shërbimeve shëndetësore. Në qoftë se flasim për dëmet, zakonisht nuk janë shumë të mëdha që shkaktohen nga gripi sezonal, sepse simptomat janë të thjeshta – temperaturë, kollitje, dhimbje muskuj, fyti – shpesh kalon vetvetiu ose me një trajtim të thjeshtë, nuk ka nevojë që të shqetësohen shumë, përveç në raste shumë të rralla kur kanë temperaturë shumë të lartë, kanë vështirësi në frymëmarrje, kanë dhimbje gjoksi”, thotë Ismajli.
Ismajli shton se qytetarët nuk duhet të marrin antibiotik pa përshkrim nga profesionistët shëndetësorë.
Kjo për shkak të dëmeve dhe efekteve anësore që mund të shkaktohen.
“Janë edhe masat specifike, vaksinimi i cili në komunën e Prishtinës është duke shkuar mjaft mbarë, deri tani ne i kemi diku nëntë mijë vaksina në Prishtinë me rrethinë, akoma rezervë [3 mijë] 12 mijë vaksina [i kemi pasur në total]. I ftoj qytetarët e Prishtinës që të vijnë të vizitojnë qendrën tonë dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, kanë kohë deri nga fundi i dhjetorit që të marrin këtë vaksinë dhe të jenë të vaksinuar.
Punëtorët shëndetësorë janë në këtë kategori duke përfshirë dhe grupe të tjera fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit sidomos ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si tension diabet sëmundje kronike të mushkërive rekomandohet shumë që të marrin vaksinën por edhe të gjithë qytetarët e tjerë është mirë që të vaksinohen ndaj gripit sezonal. Qytetarët nuk duhet të marrin antibiotikë vet nuk duhet të shkojnë në barnatore që të marrin antibiotik pa përshkrim nga ana e mjekut”, ka shtuar ai.
Vaksinimi kundër gripit sezonal është një masë kyçe për të parandaluar komplikimet që mund të shkaktojë ky grip, sidomos tek grupet e rrezikuara./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Reagon Rama: Protestuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin, ashtu siç bëjnë edhe linjat e tjera nga qytetet e Kosovës

Vazhdon greva e kompanive të linjës së autobusëve Podujevë-Prishtinë

Ndërtimi i objektit për të moshuarit në Podujevë, Bulliqi: Vend ideal për qëndrim ditor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës