LAJMI I FUNDIT:

Rreth 700 pacientë të shtruar në spitale për shkak të komplikimeve me Covid-19, më shumë në Tetovë

Rreth 700 pacientë të shtruar në spitale për shkak të komplikimeve me Covid-19, më shumë në Tetovë

Ministri Shëndetësisë njoftoi se spitalet në Prilep dhe Manastir janë në dispozicion për pacientët nga Kërçova dhe Struga, ndërsa qendrat spitalore në Shkup për Gostivarin dhe Tetovën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se rreth 700 pacientë u shtruan në spital për shkak të komplikimeve nga Covid-19.

“Më shumë pacientë ka në spitalin e Tetovës, ku janë 110 pacientë, 90 pacientë në spitalin e Gostivarit, rreth 35-36 pacientë në spitalin në Strugë, rreth 40 pacientë në spitalin e Kërçovës.


Dhe këto janë spitale në të cilat ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët, dhe për secilin pacient që ka nevojë për shtrim, transportohet në Shkup. Këtu është hapur Spitali Rehabilitues në Kozle, i cili është i pajisur plotësisht, i furnizuar me furnizim qendror me oksigjen.

Rreth 25 pacientë nga gjithsej 110 shtretër të disponueshëm gjatë fundjavës janë shtruar këtu”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari.

Ministri informoi se spitalet në Prilep dhe Manastir janë në dispozicion për pacientët nga Kërçova dhe Struga, ndërsa qendrat spitalore në Shkup për Gostivarin dhe Tetovën.

Sipas Ministrit, sistemi shëndetësor do ta përballojë edhe këtë valë me COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?

88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?

Lajme
Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan

Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan "hajvana" opozitën

Lajme
Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve

Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve

Lajme
Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë

Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë

Lajme
Kalo në kategori