Rreth 700 pacientë me coronavirus janë në oksigjeno-terapi nëpër Klinikat COVID dhe spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 903 pacientë janë të hospitalizuar nëpër Klinikat e QKUK-së, ku ndër ta 763 të konfirmuar me COVID-19.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 903 pacientë, në saje të raportit të punës për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-CoV- 2, i datës 2 prill 2021.
Sipas këtij njoftimi 763 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 699 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 370 pacientë:330 të konfirmuar me Sars Cov-2 18 në gjendje të rënduar 318 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 117 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 82 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 52 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë Mjekimi Intensiv -COVID, 18 pacientë Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 533 pacientë: 433- të konfirmuar pozitivë 17- në gjendje të rënduar shëndetësore 381- me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 124 pacientë Spitali i Gjakovës, 91 pacientë Spitali i Pejës, 79 pacientë Spitali i Gjilanit, 110 pacientë Spitali i Ferizajt, 67 pacientë Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë . /Telegrafi/




















































