Rreth 70 persona janë arrestuar pas trazirave në Capitol, polici që vrau gruan është suspenduar

Policia Amerikane, e cila siguron ndërtesën e Kongresit Amerikan, njoftoi se arrestoi 68 të dyshuar në lidhje me trazirat.
Shumica e të dyshuarve janë akuzuar për hyrje të paligjshme, megjithëse ka disa që përballen me akuza të tilla, si sulmim i oficerëve të policisë dhe mbajtje të armëve të zjarrit pa licencë, raporton cnn.
Gjithashtu është bërë e ditur se polici që shtiu me armë zjarri në drejtim të një gruaje, e cila më pas vdiq në spital, aktualisht është suspenduar dhe ndaj tij kanë filluar hetimet.
Policia po kryen gjithashtu një hetim të hollësishëm mbi sulmet në Capitol Hill, duke përfshirë planifikimin e sigurisë, politikat dhe procedurat.
Ndryshe, katër persona kanë vdekur si pasojë i kaosit që kanë shkaktuar mbështetësit e presidentit, Donald Trump brenda Capitol Hillit. /Telegrafi/





















































