Rreth 20 mijë adhurues të birrës morën pjesë në Beerfest Kosova 22’
Beerfest Kosova 22’ përfundoi të dielën, ku për tri natë radhazi, me 19, 20 dhe 21 gusht mblodhi rreth 20 mijë adhurues të birrës. Nën udhëheqjen e moderatorit Kushtrim Sheremeti, pjesëmarrësit e këtij edicioni patën rastin të argëtohen nga këngëtar me famë e artiste te rinj, të shijojnë birrat e ndryshme dhe të jenë pjesë e lojërave argëtuese.
Speciale në këtë edicion ishte prania e një numri të lartë të birrave pjesëmarrëse nga te cilat 5 vendore dhe 12 ndërkombëtare. Gjithashtu festivali kishte karakterin “Green” dhe një pjesë e mbetjeve ka shkuar për riciklim, shprehet njeri nga organizatoret e Beerfest Kosova, Ekrem Tahiri.
Organizatorët e këtij festivali falënderuan Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin e mirë dhe Policinë e Kosovës të cilët janë përkujdesur për sigurinë në bashkëpunim me kompaninë e sigurimit GFS, duke mundësuar që festivali të kaloi pa asnjë ekses.
Njëherit falënderimin kryesor organizatorët e kanë drejtuar për 20 mijë pjesëmarrësit e festivalit të cilët kanë treguar se dinë të argëtohet dhe ta bëjnë një festival të tillë shembull për të mirë në rajon.
Beerfest Kosova, si festival tradicional do te vazhdojë edhe në vitin 2023 me lokacion të ri dhe me një ndryshim konceptual.
































