Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një alpiniste të moshuar në Kaliforni duke u shpëtuar nga ekipet e shpëtimit të cilët shkuan me një helikopter, kur ajo kishte humbur kontrollin dhe gati të binte nga një lartësi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi rreth orës 4.30 pasdite të shtunën në Rubio Canyon, një destinacion i njohur për ecje në veri të Pasadena, California.
Siç bëhet e ditur, e gjitha ndodhi kur një çift i moshuar po shëtisnin në zonë kur disi i “dolën” gjurmëve.
#RubioFalls @SEBLASD AirRescue5 medic catches female hiker that fell off the trail and was holding onto brush roots. Medic was lowered and caught her just in time. Only minor injuries. @LASDHQ @FOXLA pic.twitter.com/rKstn7X5ea
— Kevin Takumi (@KevinTakumi) January 26, 2020
Pas kësaj, kanë qenë ekipet e shpëtimit ata që i janë përgjigjur situatës, ku gjetën gruan 69-vjeçare të kapur në mënyrë të dëshpëruar për disa rrënjë të zgjatura, përgjatë një shkëmbi.
Një nga anëtarët e shpëtimit u ul nga helikopteri i Shpëtimit Ajror dhe ishte në gjendje të kapte gruan, në momentin kur ajo rrezikonte të binte poshtë.
Për fat të mirë, ajo bashkë me burrin e saj pësuan vetëm lëndime të vogla sa që refuzuan edhe trajtimin mjekësor. /Telegrafi/