LAJMI I FUNDIT:

Rrënohen disa objekte pa leje në Skenderaj

Rrënohen disa objekte pa leje në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se nuk do të lejohet askush që të bëjë ndërtime pa iu nënshtruar procedurave ligjore.

Jashari në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se sot kanë rrënuar disa objekte pa leje brenda territorit të Skenderajt.

“Nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin!


Sot, përmes Drejtorisë së Inspektoratit kemi rrënuar disa objekte pa leje në Qyqavicë, brenda territorit të Komunës së Skenderajt.

Kështu ligji do të jetë mbi të gjithë! Për këtë edhe e kam themeluar Drejtorinë e Inspektoratit që të punojmë në këtë drejtim.

Nuk do të lejojmë askënd që të bëjë ndërtime pa iu nënshtruar procedurave ligjore qoftë në Qyqavicë apo edhe dikun tjetër brenda territorit të Komunës së Skenderajt.

Nuk do të lejojmë degradimin e Qyqavicës për teke të askujt, pjesë e cila është interes i përgjithshëm i Komunës”, ka shkruar Jashari në Facebook./Telegrafi/