LAJMI I FUNDIT:

Rrëmben 3-vjeçaren në mes të ditës, kinezja arrestohet nga policia – kamerat e sigurisë kishin filmuar gjithçka (Video)

Rrëmben 3-vjeçaren në mes të ditës, kinezja arrestohet nga policia – kamerat e sigurisë kishin filmuar gjithçka (Video)

Në pjesën qendrore të Kinës, policia ka arrestuar një grua nën akuzën për trafikim me njerëz, pasi është zënë në vepër duke rrëmbyer një vajzë 3-vjeçe në mes të ditës në qendër të qytetit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të dyshuarën duke i përcjell disa fëmijë duke luajtur, afër një marketi në Pingdingshan në provincën kineze Henan, transmeton Telegrafi.

Dhe pas disa minutave ajo përdor një lodër si karrem për ta joshur vajzën e vogël, që e rrëmben dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë.


Babai i vajzës së vogël e kishte raportuar rastin në polici pasi nuk kishte mundur ta gjejë të bijën askund. Dhe po të njëjtën kohë policia kishin pranuar një telefonatë nga një taksist, që ka pranuar se kishte pasur në veturë një pasagjere të dyshimtë që me vete kishte një vajzë të vogël që nuk mund të ndalej duke qarë.

“E pyeta nëse ishte trafikante, pasi vogëlushja nuk ndalej duke qarë. Më pas e pyeta vogëlushen nëse e njihte gruan që ishte me të dhe ajo mu përgjigj shkurt, ‘jo'”.

Gruaja e cila doli të jetë shurdhmemece, ka pranuar në polici përmes gjuhës së shenjave se dikush e kishte paguar 10 mijë yuan (1300 euro) që ta rrëmben vajzën e vogël.

Sidoqoftë, vogëlushja është shpëtuar dhe është kthyer tek prindërit. Për fat të mirë nuk ishte lënduar, kurse policia është duke vazhduar ta hetojë rastin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori