LAJMI I FUNDIT:

Rregullatori i Kalifornisë po i shqyrton pretendimet e Tesla-s për sistemin vetë-drejtues të makinave, kjo ka çuar që njerëzit të besojnë se automjeti vozitet pa shofer

Rregullatori i Kalifornisë po i shqyrton pretendimet e Tesla-s për sistemin vetë-drejtues të makinave, kjo ka çuar që njerëzit të besojnë se automjeti vozitet pa shofer

Një rregullator i Kalifornisë tha të hënën se po e shqyrtonte rastin nëse Tesla Inc, shkeli rregulloret duke promovuar në mënyrë të gabuar sistemet e tij të avancuara të ndihmës për shoferin si sisteme “vetë-drejtuese të plota”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, karakteristikat e asistentit të shoferit të Tesla-s, të përshkruara si “autopilot” ose sistem “vetë-drejtues i plotë”, janë nën vëzhgim në rritje pas një serie aksidentesh dhe videove në internet të makinave Tesla duke u vozitur nga askush në vendin e shoferit.

Tesla thotë në faqen e saj të internetit që tiparet nuk e bëjnë automjetin të pavarur, por termi FSD (full self-driving) apo sistem vetë-drejtues i plotë, përdoret gjerësisht nga shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, i cili ka mbi 50 milionë ndjekës të Twitterit.


Tesla thotë se makinat me teknologji të plotë ‘vetë-drejtuese’ mund të mos arrihen në fund të vitit
Lexo po ashtu Tesla thotë se makinat me teknologji të plotë ‘vetë-drejtuese’ mund të mos arrihen në fund të vitit

Grupet e Konsumatorëve dhe ekspertët e kanë kritikuar kompaninë për ‘mashtrimin’ e konsumatorëve për të besuar se makina mund të vozitet vetë pa siguruar një sistem adekuat të monitorimit të shoferit për të parandaluar keqpërdorimin e sistemit, duke kontribuar në aksidente fatale.

Një shofer makine i Tesla-s që vdiq në një aksident të fundit në Kaliforni, kishte lavdëruar tiparet e sistemit “vetë-drejtues të plotë”, të prodhuesit të makinave dhe kishte postuar video si duket duke vozitur makinën pa duart e tij në timon. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Kalo në kategori