LAJMI I FUNDIT:

Rregullatorët evropian janë vënë pas Google!

Rregullatorët evropian janë vënë pas Google!

Të dhënat e vëzhguesve evropianë paralajmërojnë veprime kundër Google, lidhur me politikat e saj të privatësisë, të cilat e lejojnë motorin e kërkimit t’i mbledh të dhënat e përdoruesve nga të gjitha shërbimet e saj duke filluar nga YouTube e deri në Gmail.

Kjo është beteja më e re mes gjigantit më të madh të internetit, kompanisë Google dhe rregullatorëve evropian për mbrojtjen e të dhënave, të cilët synojnë të vendosin rregulla të reja të intimitetit, si mbrojtje nga "rreziku i lartë" që vjen nga motori i kërkimit, edhe pse veprimet e saj ende nuk i ka quajtur si të paligjshme.

Rregullatorët evropian thonë se grupimin e të dhënave të përdoruesve e shohin me rrezik të lartë potencial për jetët e individëve. Vitin e kaluar, Google kishte grumbulluar 60 politikat e saj të privatësisë në një të vetme, duke kombinuar të dhënat e mbledhura nga përdoruesit individual nga shërbimet e saj shumë të përdorura si: YouTube, Gmail dhe rrjetin social – Google+.

Në tetor të 2012, rregullatorët evropian nga 27 shtetet anëtare i patën dhënë kompanisë Google katër muaj kohë për të ndryshuar qasjen e saj ndaj privatësisë së përdoruesve, duke i dhënë 12 “rekomandime praktike” për ta vënë politikën e privatësisë në vend. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Kalo në kategori