Rregullat e lojës

Për çdo ditë, mund të fitoni:
TOP FUTBOLLI
TELEVIZOR LCD
SIM KARTELË
EXTRA PAKO ME TELEFONA
PAKO PREMIUM
UDHËTIM NË EURO 2012
dhe shumë shpërblime të tjera.
Çmimi për SMS është 20 cent. Për shpërblimin do të informoheni menjëherë, përmes SMS-it. SMS loja zgjatë deri më 01.07.2012.
Mbani sytë hapur për ekipet tona nëpër kafeteri gjatë lojës! Gjatë çdo loje do t’a keni mundësinë për të fituar dhurata duke votuar se kush do të fitojë!
Gjithashtu, të gjithë përdoruesit e telefonave të mençur, që lidhen në Wi-Fi rrjetet e IPKO-së në kafiteritë e caktuara, do të kenë mundësinë të votojnë për shtetin fitues para lojës dhe të fitojnë dhuratë për votimin e qëlluar. Fituesit do të informohen përmes SMS-it.
Kushtet dhe rregullat e përgjithshme të lojës shpërblyese të IPKO dhe Birra Peja
Ju lutemi t’i lexoni me kujdes kushtet e lojës shpërblyese. Duhet të pajtoheni me këto kushte dhe rregulla të lojës, në mënyrë që të merrni pjesë në lojën shpërblyese me SMS të organizuar nga IPKO dhe Birra Peja. Duke dërguar një SMS në 1600 ju pajtoheni me kushtet dhe rregullat e lojës, të cilat janë të përshkruara në këtë ëeb-faqe: www.ipko.com dhe të cilat përmbajnë një pjesë qenësore të këtyre kushteve:
NJË fitues mund të shpërblehet me vetëm NJË çmim.
Vetëm klientët e telefonisë mobile IPKO mund të marrin pjesë në lojën shpërblyese
Loja shpërblyese zgjatë prej 08.06. deri më 01.07.2012 në ora 23:59h.
Përdoruesi duhet të dërgojë me SMS në numrin e dhënë 1600 kodin që gjendet nën kapakët e shisheve të Birra Peja (0,3l dhe 0,5l) që të marrë pjesë në tërheqjen për shpërblimin kryesor dhe të fitoj një nga shpërblimet e tjera çdo ditë.
Çdo SMS i dërguar në 1600 kushton 20 centë.
Punëtorët në kompaninë IPKO dhe Birra Peja, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në lojën shpërblyese.
Data, koha dhe vendi i tërheqjes do të jenë publike në web-faqen www.ipko.com.
Shpërblimet (hapësi i pijeve, vuvuzele, topa antistres, mica, kaçketa, SIM kartela, mbushje të telefonisë mobile IPKO në vlerë prej 1€, topa origjinal të kampionatit, Extra Pako, televizion LCD, pako Premium të televizionit digjital IPKO, udhëtimi për të parë lojën drejtpërdrejtë):
Do të ketë vetëm 1 (një) fitues për një shpërblim (hapësi i pijeve, vuvuzele, topa antistres, mica, kaçketa, SIM kartela, mbushje të telefonisë mobile IPKO në vlerë prej 1€, topa origjinal të kampionatit, Extra Pako, televizion LCD, pako Premium të televizionit digjital IPKO, udhëtimi për të parë lojën drejtpërdrejtë). Fituesin IPKO do ta kontaktoj nëpërmjet SMS-it;
Fituesi i shpërblimeve të përditshme do të mund të marrë shpërblimin deri në përfundim të lojës shpërblyese (01.07.2012), duke filluar prej ditës kur ka pranuar SMS si fitues i njërit nga shpërblimet ditore;
Fituesit do të ftohen për të marrë shpërblimet ditore çdo javë në dyqane të IPKO-së. Fituesve nëse u kërkohet duhet të marrin pjesë në prezantimet e shpërblimeve të fituara nëpër mas media (si në TV, shtypin ditor, ueb faqe etj);
Tërheqja e shpërblimeve ditore do të bëhet në mënyrë të rastësishme nga databaza e SMS-ve validë të dërguar;
Lista e fituesve ditorë do të prezantohet në ëeb-faqen e IPKO-s brenda 3 (tri) ditësh të punës prej ditës së tërheqjes së fituesve;
Për të marrë shpërblimin në dyqanet e IPKO-së, fituesi duhet të ketë me vete: dokument5n personale të identifikimit dhe 2odin fitues që e ka dërguar SMS (kodin që është gjetur nën kapakun e shisheve Birra Peja – 0,3l dhe 0,5l).
Kushtet tjera të pjesëmarrjes:
IPKO-ja dhe Birra Peja kanë të drejtë të ndërrojnë kushtet e shërbimit dhe shpërblimet. Ndryshimet do të publikohen në ëeb-faqen e kompanisë, ose mund të shpallen nëpërmjet SMS-ve.
IPKO dhe Birra Peja ka të drejtë të shtyjë lojën shpërblyese nëse ndodhin probleme teknike që pengojnë zhvillimin normal të lojës për më gjatë se 10 ditë.
Ju pajtoheni që secili përdorues i shërbimit mund të fitojë edhe me vetëm një SMS.
IPKO dhe Birra Peja nuk garanton që nëse shpenzoni një shumë të madhe parash do të fitoni.
IPKO dhe Birra Peja ka të drejtë të ndërrojë kushtet e lojës shpërblyese kurrdo.























































