Rrëfimi i shqiptares, shitëse në një butik – tregon se si tentoi ta përdhunonte pronari
Adoleshentja 18vjeçare ka treguar momentet e tmerrit kur pronari i butikut ku ajo sapo kishte nisur punë tentoi ta përdhunonte.
Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ajo tregon se si nisi e gjithë historia, si shkoi për t’u punësuar dhe si pronari tentoi ta përdhunonte pasi ndaloi makinën në Mullet, kur ata ktheheshin nga furnizimi në Elbasan.
Si nisi historia?
Isha duke kërkuar një punë dhe në internet më shkruan financiere Rozeta, kompleksi SHPK, po hapim butik dhe na duhet shitëse, aplikoj dhe e takoj këtë vajzën Rozetën. Besir Lami më thotë duhet të fillosh punë, duhet të të udhëzojmë.
Dhe intervistë?
Po, dhe i shpjegova situatën se kisha nevojë, nuk jam mirë nga gjendja ekonomike, por punën e dua serioze.
Për çfarë folët?
Intervista u përqendrua te puna ime, më pyesnin për jetën më shumë.
Si e gjete punën?
Te ‘ofroj dhe kërkoj punë’ shkruajta dhe aty u lidha. As një javë nuk kishte që kisha filluar, nuk ishte butik se nuk kishin bërë as vendin e rrobave, por ishte dyqan i një kompanie celulare, dhe do kthehej në butik.
Ndave orarin e punës?
Orarin e kisha 816 me pagë 200 mijë të lekë të vjetra, e nëse do rrija 8:9 paga do më vinte 300. Pronari më tha nëse bëjmë promocion me vajza bashkë nëpër rrethe, do marrësh 50 mijë lekë plus, unë e besova dhe u nisa, edhe pse kisha frikë. Gjatë rrugës kam qenë në kontakte me financieren.
Si ishte javën e parë puna?
Nuk më linte përshtypje që mund të bënte një gjë të tillë, vetëm për punën flisnim.
Si shkoi udhëtimi?
Shkoi shumë mirë, nga Elbasani shkuam në Belsh, Librazhd, ai u soll shumë mirë. U kthyem e gjatë rrugës në Mullet ndaloi përnjëherë makinën, i thashë pse ndalon, më tha do pi një cigare dhe mbylli siguresat e makinës, hoqi xhaketën dhe tentoi të më përdhunonte. Nuk e lashë, dola jashtë makine, më ofendoi, më gjuajti disa herë, më tha do të vras. 30 minuta u përpoqa me jetën time, që t’i shpëtoja nga duart dhe ia arrita.
Më the se ishte zgjuarsia jote?
Po, sepse i thashë jo këtu, mund të bëjmë diçka më tepër, por jo këtu. I thashë ndalojmë se s’po ndihem mirë. Për një minutë, mendova, e shtyva dhe kemi pasur përplasje për të më futur në makinë.
Sa ishte ora?
Ishte natë, 20:30, nuk kishte shumë lëvizje. Duke e gjuajtur rrëshqita në baltë u hodha nga pjesa e autostradës, i dola para makinës. Menduan se më shtypën, por kërkova ndihmë. I thashë po tentojnë të më përdhunojnë, më morën në makinë, te Ekonomiku. Pamë një patrullë dhe aty ndaluam. Ata më çuan te patrulla, e pastaj më çuan në komisariat.
Çfarë shenjash ke në trup?
Kam akoma shenja, por janë në pjesë të trupit që nuk mund t’i nxjerr tani.
Patrullën e parë që pate u dorëzove. Si u soll policia?
U soll shumë mirë. Ata e panë në çfarë gjendje isha. Isha në një gjendje shumë të keqe.
Patrulla iu dërgoi në komisariat? Po Çfarë more vesh për pronarin?
Ai ishte marrë me rrjet prostitucioni, kishte 3 studente, ishte i dënuar, unë këtë nuk e dija.
Si u bë ndalimi i tij?
Isha duke dhënë dëshminë në polici dhe pas dy orësh mora vesh se e kishin gjetur. Kur dola nga komisariati e pashë në paraburgim, i kam folur, e kam ofenduar, e revoltuar, ngeli i habitur dhe ka thënë çfarë, kaq edhe pastaj unë kam dalë.
Kë telefonove në polici?
Mamin, me telefonin e një polici. Mbaja mend vetëm numrin e mamit, e mora dhe ajo erdhi direkt.
***
Rrëfimi i nënës: Vajzën e gjeta gjithë llucë e të gjakosur
Nëna e vajzës që denoncoi pronarin për tentativën e përdhunimit tregon momentet kur mori vesh lajmin dhe pastaj si e gjeti vajzën në polici. Lumturia thotë se kishte tentuar të telefonte vajzën vetëm pak para ngjarjes, por ajo nuk i ishte përgjigjur.
Kur komunikuat me vajzën?
Telefonova vajzën para se të ndodhte ngjarja dhe nuk u përgjigj telefonit, 5 minuta para se të ndodhte incidenti, nëse nuk më përgjigjej prapë thashë të shkoja në polici. Kisha parandjenjë shumë të keqe. Pastaj mora telefonatën nga policia dhe kuptova se parandjenja nuk ishte e kotë.
Kur u takove me vajzën si ishte ajo?
Ishte gjendje shoku, e zhytur në baltë e llucë, si të ishte në luftë, ishte e gjakosur, erdhi eksperti dhe bënë procedurat. U mundova ta qetësoj pas ekspertizës dhe u mundova të qetësoj vajzën, më pas vendosëm ta bëjmë publike në media.
Kishit dijeni për punësimin e vajzës?
Unë nuk kam ditur gjë se çfarë kompanie ishte, por nga ngatërrimi që më thoshte vajza kuptova se diçka nuk shkonte. Kur më tha vajza që do shesim në rrethe, do mbaj faturat, se do ishte vetëm me pronarin, i thashë të mos shkonte, vetëm për të shitur në butik nëse donte. Atë natë kam kontaktuar me pronarin dhe i thashë të më kthejë vajzën, më tha po punojmë, nuk jemi të prapambetur. Pastaj kur e mora prapë, më tha mora gjobë nga policia për fajin tuaj dhe nuk m’u përgjigj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Haradinaj në Ferizaj: Kosovën e anëtarësoj në NATO më shpejt se kushdo tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?