Bastisjet në Sindiang filluan pak pas mesnatës. Qindra policë me pushkë automatike u futën derë më derë në komunitetin e ujgurëve në pjesën perëndimore të Kinës, duke i nxjerrë nga shtëpitë, prangosur dhe futur kokën nëpër thasë, duke i kërcënuar me vrasje nëse rezistojnë, kështu fillon rrëfimin e tij ish-detektivi i policisë kineze.
“Të gjithë me dhunë i merrnim gjatë natës, nganjëherë qindra njerëz brenda një nate”, tha ish-detektivi i cili mori guximin të flasë haptazi për të bëmat duke kërkuar që të emërohet vetëm si Diang, me qëllim që t’i mbrojë anëtarët e familjes së tij që kanë mbetur në Kinë, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste triorëshe dhënë për CNN, që u realizua në Evropë ku edhe aktualisht gjendet në ekzil, Diang zbuloi detaje të rralla të asaj që e ka përshkruar si fushatë sistematike e torturimit mbi ujgurët, duke i dërguar në llogoret më famëkeqe, derisa Pekini zyrtar vazhdimisht ka mohuar këto pretendime.
“Godisni nëpër këmbë, rrihni derisa të mavijosen dhe fryhen. Deri të gjunjëzohen në dysheme dhe të fillojnë të qajnë”, ka thënë Diang, duke kujtuar sesi ai së bashku me kolegë kishin marrë në pyetje të burgosurit nëpër qendrat e mbajtjes së policisë kineze.
Ai pranoi se çdo i burgosur i ri është rrahur gjatë marrjes në pyetje, përfshirë burra, gra e fëmijë nga mosha 14-vjeçe. Këto metoda përfshinin lidhjen e njerëzve për shufre të metaltë apo të drurit, të punuara enkas për të dyshuarit, ku kishte edhe keqtrajtim seksual, goditje me rrymë dhe torturë me ujë. Të burgosurit shpesh janë detyruar që me ditë të tëra të qëndrojnë të zgjuar, e sikur kjo të mos mjaftonte – u është zvogëluar sasia e ujit dhe ushqimit.
“Secili përdorë metoda të ndryshme. Disa madje përdorin shufra apo zinxhirë. Policët i detyronin të dyshuarit të pranojnë pretendimet e tyre”, ka thënë Diang.
Shumë prej tyre janë akuzuar për vepra terroriste, por ai nuk beson se një nga qindra të burgosur të ketë qenë i përfshirë në ndonjë krim.
Torturave u vinte fundi nëpër qendrat e ndalimit në stacionet e policisë, vetëm nëse i dyshuari pranonte pretendimet e tyre. Më pas ata vendoseshin në dhoma tjera që ngjanin me llogoret ku punonin punë të ndryshme.
Për të qenë sa më bindës në dëshminë e tij, Diang për CNN ka treguar uniformën e policisë, dokumentet zyrtare, fotografitë, video të ndryshme nga Kina, ku shumica prej tyre nuk mund të publikohen për shkak të ruajtjes së identitetit të tij. CNN i ka dërguar qeverisë kineze një sërë pyetjesh lidhur me këto akuza, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
CNN nuk mund në mënyrë të pavarur të konfirmoj pretendimet e ish-detektivit kinez, por shumë detaje që i zbuloi përshtaten me përvojat e dy viktimave (ujgurë) me të cilët CNN bisedoi. Mbi 50 të burgosur, gjithashtu kanë dëshmuar për Amnesty International për raportin prej 160 faqeve që u publikuar në qershor.
“Dua ta ripërsërisë që i ashtuquajturi gjenocid në Sindiang, nuk është asgjë tjetër vetëm se thashetheme dhe gënjeshtra”, ka thënë Zao Lidian, zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze.
E funksionarët e qeverisë kineze në Sindiang gjatë një konference për media të mbajtur javën e kaluar, kanë prezantuar burrin për të cilin thonë se është ish-i burgosur, i cili kinse sipas tyre ka mohuar të ketë pasur dhunë nëpër kampe, duke i cilësuar pretendimet si “gënjeshtra”.
Kur Diangut për herë të parë iu caktua detyra në Sindiang, ka dashur të ndihmojë në luftën kundër kërcënimeve terroriste, për të cilat i kishin thënë se mund të rrezikojnë vendin e tij.
E pas më shumë se 10 vite që i kaloi në polici, ëndërronte që të avancohej. Madje ka pranuar se shefi e kishte lutur që marr një post të caktuar – duke i thënë “se forcat separatiste duan ta ndajnë vendlindjen e tij dhe se duhet t’i vrasë të gjithë”.
Fushata e iniciuar në vitin 2014 “Strike Hard”, ka qenë program i arrestimit masiv të pjesëtarëve të komunitetit pakicë në këtë rajon, të cilët dërgoheshin nëpër burgje apo llogore – krejt kjo vetëm pse i kanë mjekrat e gjata dhe kanë “shumë” fëmijë.
Diang për CNN ka treguar një dokument me direktiva zyrtare që Pekini i kishte dhënë në vitin 2015, duke u bërë thirrje rajoneve të ndryshme kineze që të bashkohen në luftën kundër terrorizmit në Kinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-89-780x439.jpg)
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht