Rrëfimi prekës i Gattusos për sëmundjen nga e cila vuan qe një dekadë: Kur të vdes, dua të vdes aty ku kam jetuar – në fushën e futbollit
![Rrëfimi prekës i Gattusos për sëmundjen nga e cila vuan qe një dekadë: Kur të vdes, dua të vdes aty ku kam jetuar – në fushën e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/gennarofk-780x439.jpg)
Gennaro Gattuso ka dhënë një intervistë prekëse lidhur me gjendjen e tij shëndetësore duke thënë se dëshiron të vdesë aty ku ka jetuar në fushën e futbollit.
Trajneri i Napolit nuk është paraqitur në disa konferenca për shtyp, për shkak se po vuan nga miastenia okulare.
Ai është parë duke mbajtur një fashë në njërin prej syve, ndërsa ka mbajtur edhe një syze korrigjuese në mënyrë që të shmangë shikimin e dyfishtë.
Miastenia gravis okulare është një formë e ‘Myasthenia gravis’, në të cilën muskujt që i lëvizin sytë dhe kontrollojnë kapakët e syve, lodhen shpejt dhe dobësohen. Njerëzit me këtë sëmundje kanë probleme me të shikuarit për shkak të shikimit të dyfishtë dhe uljes së qepallave. Sytë e tyre nuk lëvizin bashkë në një rreshtim të ekuilibruar, gjë që i bën të shohin imazhe të dyfishta.
Njëri ose të dy kapakët e syve lëshohen duke mbuluar një pjesë të bebëzës së syrit, kështu që e bllokojnë shikimin. Simptomat mund të jenë nga të lehta në të rënda.
Dobësimi i syrit zakonisht ndryshon nga dita në ditë, si edhe brenda ditës. Përkeqësimi ndodh rëndom në fund të ditës për shkak se lodhja është më e madhe, ndërsa ndodh përmirësim i përkohshëm pas pushimit.
“E pranoj se nuk kam qenë vetvetja në 12 ditët e fundit. Dua të bëj apel për të gjithë, sidomos për fëmijët, të cilët shikohen në pasqyrë dhe shohin diçka që duket e çuditshme apo jo mirë: jeta është e bukur. Përqafojeni në tërësi”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/rino1.jpg)
“Lojtarët ndiheshin keq që më shihnin kështu, e di këtë, por jam gjallë. Kam pasur miasteni qe 10 vite, kjo është hera e tretë që është shfaqur kaq keq, por do të kalojë dhe syri im do të kthehet në gjendje normale”.
“Jo vetëm që duke keq, kjo gjendje të bën të ndihesh shumë i rraskapitur, plus të shikosh nga dy imazhe për 24 orë në ditë, vërtet të nxjerr gjithçka. Vetëm një person i çmendur si unë do të mund të vazhdonte kështu”.
“Sidoqoftë, kjo është jeta ime dhe ka gjëra më të këqija. E di se dikush ka menduar që më ka mbetur edhe një muaj jetë, por ju siguroj se kam mirë. Kur të vdes, dua të vdes aty ku kam jetuar, në fushën e futbollit”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sport Italia. /Telegrafi/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/rino2.jpg)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-380x233.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Spektakël dhe polemika në 45 minutat e parë në Etihad: City shkon në pushim me epërsi minimale, Reali kërkoi anulim goli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaland-380x233.png)
Spektakël dhe polemika në 45 minutat e parë në Etihad: City shkon në pushim me epërsi minimale, Reali kërkoi anulim goli
![Juventusi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj PSV-së me një super gol](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjiMR6JW0AAXJsm-380x233.jpg)
Juventusi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj PSV-së me një super gol
![Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vini-780x439.jpg)
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/aguero-780x439.png)
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/inter-serie-a--780x439.jpg)
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'
![Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-1212-780x439.jpg)
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht