Christian Salaroli është një nga mjekët italianë që është në vijën e parë në luftën kundër përhapjes së coronavirusit, i cili tashmë ua ka marrë jetën 631 njerëzve dhe ka infektuar mbi 10 mijë të tjerë Itali.
Salaroli, një anesteziolog në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo (veri), një nga vendeet ku është përhapur më së shumti epidemia i tha Corriere della Sera në një intervistë, se si është lufta kundër sëmundjes. Fjalët e tij ishin të qarta: “Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë po ndodh këtu, është situatë si kohë lufte”.
Salaroli foli për procedurën që ndjekin me pacientët e infektuar nga COVID-19. Hapi i parë është kontrolli i frymëmarrjes në një dhomë të veçantë. Të gjithë të tjerët më pak të sëmurë, dërgohen në shtëpitë e tyre që t’i përmbahen këshillave të mjekëve, transmeton Telegrafi.
“Vendimi për kë të bëhet kujdes të shtuar merret brenda dy ditëve më së shumti. “Meqenëse për fat të keq ka një disproporcion midis burimeve spitalore, shtretërve të kujdesit intensiv dhe personave me sëmundje kritike, jo të gjithë kanë kujdes të shtuar”, tha Salaroli .
Specialistët në fillim vlerësojnë me vëmendje të veçantë “pacientët me sëmundje të rënda kardio dhe njerëzit me sëmundje të rëndë koronare, sepse ata mund të mos i mbijetojnë fazës së mëvonshme kritike”, tha Salaroli.
Një problem tjetër është se mjekët janë të mbingarkuar me punë.
“Shumë kolegë të mi vuajnë nga kjo situatë. Nuk është vetëm ngarkesa e punës, por edhe ana emocionale, që është shkatërruese. Pashë infermierë duke qarë me tridhjetë vjet përvojë. Ju nuk e dini se çfarë po ndodh në spitale”, vazhdoi mjeku.
Salaroli foli gjithashtu edhe për ata që po i injorojnë thirrjet e doktorëve.
“Qëndroni në shtëpi”, theksoi ai .
“Asnjëherë nuk lodhem ta përsëris atë. Shoh shumë njerëz në rrugë. Përgjigja më e mirë për këtë virus është të qëndroni në shtëpi. Ju nuk mund të imagjinoni se çfarë po ndodh këtu”, përfundoi doktori italian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri