Sot bëhen 26 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan me forcat serbe, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Nëna e Ramush e Daut Haradinajt, Ruka ka thënë se ajo datë ishte shumë e vështirë për familjen e saj, por që sot e festojnë sikurse të ishte një dasmë.
“Kemi qenë në oborr, erdhi Ramushi derisa Dauti ishte në shitore. Dauti ishte përballë me policinë serbe te cilin e kishin gjuajtur me armë nga rruga. Dauti ka kërcyer në një kanal dhe të gjithë kemi menduar se ai është vrarë”.
“Çika e cila ka qenë në odën e burrave thotë se Dautit ia ka parë shpinën derisa ai ka qenë i përmbysur. Ajo na tha se Dauti është vrarë dhe dolën të gjithë burrat. Ne kemi qenë të përgatitur pasi nëpër gazeta thuhej se po kërkohej Shkëlzeni dhe vëllai im. Aty filloi lufta”.
Ruka rrëfen më tej se janë mbledhur gra e fëmijë dhe janë larguar nga shtëpia në mesin e krismave.
“Hilmiu më ka kapur për dore dhe më ka treguar rrugën nga duhet të shkojmë. Serbët gjuaj neve, këta gjuaj në serbët. Degët e lisave na binim mbi kokë pasi copëtoheshin nga plumbat”, tregon tutje ajo.
Ajo tregon se si mori vendim që ta largoj familjen që të mos përsëritet “Prekazi”.
“Ne ishim të përgatitur që nëse ndodh ajo [lufta] të largohet familja e të mos na ndodh sikurse në Prekaz. Ramushi pas betejës më tha se ua kam lehtësuar luftën që është larguar familja nga shtëpia”.
Ajo rrëfen edhe një moment kur gjatë largimit për në Skivjan, fshat afër Gllogjanit, ka parë helikopterin e serbëve.
“Mbi koka na kaloi helikpoteri dhe pas pak kohëve doli një tym i zi. Thashë pse me ikë tash kur e kam lënë një shtëpi me djem. Por prapë më mirë të shpëtojë ndonjë fëmijë jo sit e Jasharët të gjithë të vriten. Për ne ishte fat që dolëm, por djemtë kanë qëndruar nën plumba deri në orën 18:00”.
Ruka tregon se për tre muaj nuk kanë pasur kontakte me Ramushin, Dautin e të tjerët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler