Boksieri legjendar, Mike Tyson, ka marrë pjesë në emisionin e Conan O’Brien, ku ka rrëfyer edhe një herë për momentin kur e zuri ish-bashkëshorten Robin Givens (me të cilën ishte i martuar gjatë viteve 1988 – 1989) në dhomën e gjumit me Brad Pitt.
53-vjeçari ka treguar se marrëdhëniet me ish-gruan asokohe ishin prishur dhe ata ishin në prag të shkurorëzimit, ndërsa kishte vendosur ta vizitonte edhe një herë para se t’ia dërgonte avokatit dokumentet për divorc.
E kishte parkuar veturën para shtëpisë së modeles dhe e kishte pritur që ajo të kthehej në shtëpi. Mirëpo, bashkë me të kishte hyrë edhe Pitt, i cili asokohe ishte 26 vjeçar.
Tyson i ndoqi dhe hyri pas tyre duke i zënë në krevat. Ai ka thënë se po të mos hynte shpejt, me siguri ata do të ishin duke kryer marrëdhënie seksuale.
“Kur më pa, u zbeh i tëri. Ishte nën ndikimin e drogës dhe filloi të më luste që të mos e rrah”, ka rrëfyer Mike, i cili për këtë incident ka shkruar edhe në librin e tij autobiografik.
Edhe pse ish-kampioni i botës ka folur disa herë për këtë ngjarje, hamshori hollivudian asnjëherë nuk e ka komentuar këtë rast. /Telegrafi/