Ish-korrespodentja e CNN, Arwa Damon, sot ndau me një audiencë të gazetarëve të Kosovës eksperiencat dhe sfidat e saj nga terrenet e luftës në Lindjen e Mesme.
Arwa Damon, një gazetare e njohur dhe ish-korrespondente e CNN, ka mbuluar ngjarje të mëdha, sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme, ku ka raportuar nga zona të rrezikshme dhe ka sjellë histori prekëse nga lufta, refugjatët dhe krizën humanitare.
Para gazetarëve ajo shpalosi përvojat e saj personale gjatë periudhës kur filloi të punonte si gazetare për CNN, si dhe audienca pati mundësi të shoh një mini-dokumentar nga terrenet e saj.

Ajo kujton se nga CNN kishin hezituar për t’i dhënë një detyrë të tillë, por pasi nuk kishin tjetër opsion, ajo u dërgua në një mision në terrenet e luftës, atë të raportimit.
“Në fund, arrita të siguroja pamjet e duhura dhe të kthehesha me materialin e nevojshëm”, tha Damon.
Ajo theksoi se ishte me të vërtetë e vështirë të dilje para kamerës, por siç u shpreh “Pata fat, sepse CNN më lejoi të bëja gabime në transmetim”.
Damon e konsideron këtë periudhë si një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar karrierën e saj.
Ajo ka qenë në Bagdad për rreth shtatë vjet, nga shkurti i vitit 2003 deri në shkurtin e vitit 2010, dhe më pas u transferua në Bejrut.

Pas shpërthimit të Pranverës Arabe, ajo udhëhoqi raportime në Egjipt, Libi dhe më pas në Siri.
“Gjithmonë them që Iraku mori një pjesë nga unë, por Siria më shkatërroi”, shprehet Damon, duke shtuar se raportimet e saj në Siri, me gjithë dëshpërimin dhe dhimbjen që ndjeu për ata që vdiqën, nuk mundën të ndryshonin rrjedhën fatale të ngjarjeve atje.
“Dhe një pjesë e madhe prej nesh – do të flas për veten – u zhytëm në një gropë të errët depresioni. Ishte sikur të të thithte një vorbull e zezë dhe ndihesha sikur po kapesha me thonj për të mos u mbytur”, u shpreh ajo.

Damon vazhdoi rrëfimin e saj: “Po mbytesha në ndjenjën e pafuqisë dhe dëshpërimit, në ndjenjën e të qenit tërësisht e paaftë dhe sikur po tradhtoja besimin e gjithë atyre njerëzve që na kishin besuar historitë e tyre. Ata na kishin besuar të vërtetën e tyre, dhe ne e kishim përcjellë atë, por sërish nuk kishim mundur të tundnim pushtetet që mund të kishin ndryshuar të ardhmen e Sirisë…”.
Pas karrierës së saj të suksesshme si gazetare, Arwa Damon është bërë udhëheqëse e INARA, një organizatë humanitare që ofron ndihmë mjekësore dhe mbështetje për fëmijët e dëmtuar nga luftërat dhe krizave.
Punën e saj në këtë organizatë ajo e paraqiti përmes një dokumentari të shkurtë në zonat e luftës në lindjen e mesme, saktësisht në Gaza.

Ajo tha se INARA ofron trajtime mjekësore për fëmijët që janë viktima të konflikteve dhe luftërave, dhe ndihmon të rinjtë të rifitojnë shëndetin dhe mundësitë për një jetë më të mirë.
Përmes INARA, Arwa Damon vazhdon të ketë një ndikim të madh në jetën e fëmijëve dhe familjeve që janë ndikuar nga lufta dhe kriza, duke sjellë mundësi shërimi dhe ndihme për ata që kanë më shumë nevojë.
Ajo po ashtu ka fituar 5 Çmime Emmy.
Ndryshe, ish-korrespodentja e CNN në Lindjen e Mesme, Arwa Damon po qëndron në Kosovë për vizitë, me ftesë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të "One Stop Shop" në Bllacë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani