Në burgjet në Shqipëri, për shkak të godinave të amortizuara, dhe pa asnjë perimetër sigurie, tentativat e arratisjes janë raste të përsëritura herë pas here.
Nga arratisja e Admir Tafilit nga burgu i Drenovës e deri tek thyerja e sigurisë së burgut të Burrelit, janë vetëm disa nga ngjarjet më rënda të ndodhura vitet e fundit.
“Ka problemet e sigurisë, problemet e veta që nga stafi policorë, punonjësi i ekipit të brendshëm, ekipit të jashtëm”, tha Stefan Çipa, ish Drejtor i Burgjeve.
Por, më spektakolari do të mbetet tentativa e arratijes së Gazmend Brakës, i njohur me nofkën Gaxhai dhe i konsideruar si i forti i Vlorës. E gjithë ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës, në burgun 302, në vitin 2005. Ish Drejtori i Policisë së asaj kohe, Petrit Ismaili, rrëfen momentin kur zbuluan një tunel nëntokësor.
“Si ngjarje mund të jetë një ngjarje më e sofisfikuar në historinë e arratisjes nga burgu shqiptarë, qoftë nga mënyra e organizimit, qoftë nga investimi. Dhe periudha e gjetur nga personat e interesuar për arratisjen ka qenë ideale, pasi në burg kryheshin punime, biles atë ditë në mëngjes është futur dhe një traktor me zingjirë, dhe kjo sigurisht ishte në favor të personave për arratisje”, tha Petrit Ismaili, ish-drejtor i Burgjeve, në emisionin Top Story në TCH.
Ngjarja ishte e paprecedentë, dhe policët e burgut ranë në gjurmët e tunelit krejt rastësisht, pasi një pjesë e dyshemes u përpi nga toka.
“Kishin humbur orientim në lartësi, dhe kishin dal posht shtresës së betonit, u konstatua një e çarë nga policët, ne dyshuam se mos traktori që kaloj ka krijuar plasaritje në asfalt, pam një llampë të ndezur”, rrëfen Petrit Ismaili, ish–drejtor i Burgjeve.
Për hapjen e tunelit ishte punuar prej disa ditësh, dhe niste nga dyqani i luleve e deri tek dhoma familjare e pritjeve. Teknika e punimeve ishte njësoj sikur te hapej një tunel miniere, me trarë dhe tuba ajrimi.
“Tuneli nga ana e dyqanit, kishte filluar me zbritje vertikale, 10-12 metra, pastaj kishte filluar horizontale, në thellsi ka përdorur matrapik të vogël”, tha Petrit Ismaili, ish – drejtor i Burgjeve.
I gjithë maskimi ishte një dyqan lulesh, që prej disa kohësh kishte trullosur edhe sigurinë e burgut 302. Lulet përdoreshin si maskim për të nxjerrë thasët me dhe. Një plan gati-gati i përsosur arratisje.
“Na bënte përshtypje se nuk shiteshin lulet”, tha Ismaili.
Ish drejtori i Burgut 302, tregon se për këtë ngjarje nuk u arrestua asnjë, sepse autorët kishin humbur gjurmët.
“Nuk është arrestuar asnjë nga të zotët e dyqanit të luleve, ata kishin bërë parapërgatitje, ai që kishte dyqanin, ishte anonim që e mbante me qera”, tha Ismaili.
Pas këtij incidenti të ndodhur, Gaxhai u transferua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel.
Sot tentativat për arratisje janë të shumta. Por, krahas tyre ndodh shpesh edhe thyerja e sigurisë së brendshme, nëpërmjet sendeve të ndaluara. Këtu nuk bën përjashtim asnjë burg, as ai i sigurisë së lartë.
“Kemi kapur shumë familjarë që vijnë për të takuar të dënuarit, me lëndë narkotike, me telefona celularë, mjete prerëse, karta sim dhe kemi 4 punonjës policie të cilët janë të arrestuar, të cilët janë kapur duke tentuar të fusin lëndë narkotike, apo telefona”, tha Arjan Hasani, Drejtor i Burgut Fier.
Në këtë video shihet sesi një punonjës i burgut të Fushë-Krujës është kapur në flagrancë, duke tentuar të fusë një aparat celular. Gardiani 56 vjeçar, ka fshehur nën shollën e këpucës një iphone dhe fishën e karikimit.
Video të tilla ka plotë në burgjet shqiptare. Celularë, drogë, mjete prerëse dhe plot sende të ndaluara, futen kryesisht për të dënuar me vepra penale të rënda.
“Qe përpjekur të futet lëndë narkotike përmes mishit të ngrirë, që kur ne e kemi shkrirë për ta kontrolluar, ishte një sasi e konsiderueshme”, tha Stefan Çipa, ish drejtor i Burgjeve.
Për të parandaluar këto shkelje, qeveria shqiptare ka propozuar një ligj për të izoluar kriminelët e rrezikshëm, të cilët vijojnë aktivitetin kriminal me persona jashtë burgjeve.
Nisma ligjore bazohet në modelin italian, e njohur me emrin “41-bis” dhe u aplikua ndaj Cosa Nostrës. Në bazë të propozimit, parashikohet që takimet me familjarët të personave me rrezikshmëri të lartë, të regjistrohen audio dhe video. Po ashtu, për këto persona parashikohet reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura.
Për të parë videon kliko KËTU
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sela: Sot shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Taravari, Ahmetit: 22 vjet ishe në pushtet, s’ndërtove asnjë rrugë që lidhë Maqedoninë me Kosovën!
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit