LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi inspirues i atletit të verbër Florian Zeka i cili vrapoi 10 kilometra në “Maratonën e Prishtinës”

Rrëfimi inspirues i atletit të verbër Florian Zeka i cili vrapoi 10 kilometra në “Maratonën e Prishtinës”

Sporti është një botë e cila i përfshin të gjithë, e një sportist i cili merret me atletikë është Florian Zeka  nga Gjakova.

Edhe pse i verbër Zeka së fundmi ishte pjesë e maratonës së Prishtinës dhe në rrëfim për Telegrafin, Zeka foli rreth asaj se si ka ardhur deri tek vendimi që të marrë pjesë në këtë maratonë.

Paraqitja e tij dorë për dore me mikun e tij, Kristijan Gashi dhe vrapimi për 10 kilometra, bëri që Zeka të marr lavdata dhe duartrokitje nga të gjithë.


“Vendimi ka ardhur si shkak i anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Paralimpik tash e një vit, edhe kjo i mundëson të gjithë sportdashësit që janë me nevoja të veçanta që të garojnë në disiplina të ndryshme, edhe unë e kam parë veten si atlet, dhe kam menduar që të marr pjesë në këtë maratonë, me synim që në të ardhmen ta përfaqësoj Kosovën në gara ndërkombëtare”, deklaroi Zeka për Telegrafin.

I pyetur për ndjesinë që kishte gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë maratonë, Zeka deklaroi që ka qenë një ndjesi e veçantë.

“Pjesëmarrja ime në këtë maratonë është një ndjesi e veçantë, për shkak që është hera e parë në Kosovë që një i verbër garon në një maratonë, edhe kjo më ka dhënë një ndjesi shumë të veçantë”, deklaroi Zeka për Telegrafin.

Për emocionet e tjera, karrierën sportive të Floriam Zekës, ju ftojmë ta ndiqni rrëfimin e tij në linkun e mëposhtëm.

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori