Lideri i protestave studentore të vitit 1997, Bujar Dugolli rrëfen ndodhitë e asaj kohe, duke e cilësuar këtë lëvizje si kthesë të madhe në historinë e shtetit të Kosovës.
Në krye të 27 mijë studentëve, të cilët protestonin kundër regjimit të Milosheviqit, që kishte mbyllur çdo institucion arsimor ku mësohej shqip, Bujar Dugolli, ishte prijës i protestës studentore që bëri kthesë në historinë e shtetit të Kosovës.
Ngjarjet e tetorit të vitit 1997 ende i ka të freskëta.
“Ne në atë kohë si brez studentor marrim iniciativë për të organizuar protesta, të cilat do të trokisnin në ndërgjegjen e spektrit politik në Kosovë dhe faktorin ndërkombëtar, e cila nuk bënte asgjë për ta ndihmuar popullin e Kosovës në rrugën e tij për liri dhe pavarësi”, rrëfen për RTV Dukagjinin Bujar Dugolli.
Pas 21 vitesh ai tregon ndodhitë e lëvizjes paqësore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, protestë kjo e cila i parapriu daljes në skenë të UÇK-së.
“Me të drejtë ajo ditë shënohet si një pikë kthese, sepse pas asaj dite, e cila ishte e rëndë për ne si organizatorë, gjërat rrodhën me një dinamikë të përshpejtuar dhe çështja e Kosovës u vu në tavolinat e diskutimit”, tha Dogolli, përcjell Telegrafi.
Dugolli flet për vështirësitë që kishte në atë kohë për organizmin e lëvizjeve të tilla studentore, nën okupimin serb.
“Politika e Mollosheviqit me barbarinë e vet, kishte ngulitur një frikë te popullsia në Kosovë, që kushdo që do të ngritet kundër tyre do të pësonte shumë keq. Dhe për të thyer këtë frikë është dashur një organizim i madh dhe një guxim shumë i madh”, tha lideri i protestës studentore të 1997-ës.
Sipas Dugollit revolucioni studentor, jehoi brenda Kosovës dhe tejkaloi kufijtë e vendit deri në arenën ndërkombëtare, duke zgjuar reagimin e faktorit ndërkombëtar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze