LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i britanikut me ngjyrë që i shpëtoi jetën burrit të bardhë gjatë protestave

Rrëfimi i britanikut me ngjyrë që i shpëtoi jetën burrit të bardhë gjatë protestave

Gjatë protestave masive anti-raciste në Londër që u mbajtën gjatë javës së kaluar, kanë ndodhur rrahje brutale në të cilat kanë marrë pjesë pjesëtarë të lëvizjes si dhe ultra të djathtit britanikë.

Në njërin prej këtyre rrahjeve, një burrë nga djathta britanike është rrahur keq nga aktivistët me ngjyrë të cilët fillimisht e rrëzuan në tokë dhe pandërprerë e goditën, transmeton Telegrafi.

Por atij i doli në ndihmë në momentin më kritik, Patrick Hutchinson, i riu me ngjyrë i cili u shfaq në protestat e lëvizjes “Black Live Matter”, duke e vënë në shpinë burrin (e bardhë) të cilin më pas e dërgoi tek kordoni i policisë, për ta shpëtuar nga më e keqja.


Ky veprim i tij është filmuar nga kameramanë të shumtë, e pamjet për pak minuta kanë bërë xhiron e botës.

“Po të kishin reaguar tre policët dhe ndalur kolegun e tyre që vrau George Floyd, ashtu siç e parandaluam më të keqen ne, George sigurisht se sot do të ishte gjallë. Thjesht dua barazi për të gjithë”, ka deklaruar Hutchinson.

Ky trim thotë se nuk di asgjë për burrin që ia shpëtoi jetën.

“Kur mbërrita në vendin ku po ndodhte rrahja, ai ishte në tokë. Kanë qenë shumë njerëz që janë mundur ta mbrojnë, por pa sukses. Një grup i njerëzve ka arritur ta krijoj një korridor rreth tij, për ta kursyer nga grushtet. Aty thash me vete: ‘nëse qëndron këtu, nuk do të mbijetojë”, ka shtuar Hutchinson.

Thotë se kishte marrë guximin ta kap dhe vendos në shpinë këtë burrë, dhe pa u menduar dy herë u nis në drejtim të policisë, derisa të tjerët që krijuan një lloj kordoni e shoqëronin për t’u siguruar se nuk do ta sulmojnë

Megjithatë pranon se derisa e barte në shpinë burrin, masa i ka dhënë Hutchinsonit disa grushte, por edhe të tjerëve që e mbronin.

“Jam kapur nga kamerat, por nuk isha vetëm unë që e nxora, meritojnë duartrokitje djemtë përreth meje që e mbrojtën”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kalo në kategori