Aktorja hollivudiane, Rachel Bilson, ka folur shumë sinqerisht për jetën e saj seksuale.
E njohur për rolin e Summer Roberts nga seriali “The O.C.”, ajo ka thënë se nuk kishte përjetuar orgazëm deri në moshën 38 vjeçare.
“A nuk është çmenduri?!”, ka thënë aktorja e cila ishte në një lidhje me Bill Hader deri në vitin 2020, por nuk ka treguar se me kë e ka përjetuar më në fund orgazmën, transmeton Daily Mail.
Në një deklaratë të mëhershme, Rachel ka thënë se ndarja me komikun, mes pandemisë dhe karantinës, ishte vërtet e vështirë për të.
Përpara Haderit, Bilson ishte në një lidhje dhjetëvjeçare me aktorin kanadez, Hayden Christensen, me të cilin ka qenë edhe e fejuar dhe kanë një vajzë tetëvjeçare bashkë. Çifti u nda në vitin 2017.
Në gusht 2022, Rachel konfirmoi se ka një të dashur të ri dhe mediat e huaja raportojnë se është artisti Zac LaRoc. /Telegrafi/