Pjesëtarët e komunitetit LGBT – homoseksual, lesbike, biseksual apo transgjinor, thonë se ndihen të diskriminuar dhe të kërcënuar.
Jeta e një pjesëtari të këtij komuniteti, sipas tyre, është e vështirë për shkak të diskriminimit fillimisht në familje, e më pas edhe në rrethin ku jetojnë. Disa prej tyre, pretendojnë se po përjetojnë dhunë psikike, e madje edhe fizike.
Valon Sejdiu, pjesëtar i komunitetit homoseksual, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë tërë kohës ndihet i diskriminuar.
“Tërë jetën e kam kaluar i diskriminuar. Fillimisht, në shkollën fillore ku kam vijuar mësimin dhe kjo ka ndodhur pse kam qenë më i feminizuar se meshkujt tjerë. Kam kaluar nëpër ngacmime dhe më ka ndodhur edhe të më rrahin nxënësit”.
“Ka pasur raste kur e kam pasur atë energjinë në ndërdije se sot, ta zëmë, do të më rrahin në shkollë 2 ose 3 njerëz, dhe krejt kjo ka ndodhur për shkak se jam shoqëruar me vajza. Por, gjithmonë më është dashur të luftoj”, tregon Sejdiu.
Ai përmend edhe familjen e që thotë se është pengesa fillestare për të jetuar një jetë, sipas tij, normale:
“Në familje mund të them kam probleme më shumë me babin. Kurse, mamin e kam më mendjehapur. Babi vazhdimisht ka dashur të më ‘burrërojë’, dhe ka dashur që unë të shkoj nëpër sporte luftarake, derisa unë vazhdimisht kam qenë i orientuar në art, muzikë. Ndonjëherë kur dy persona të gjinisë së njëjtë janë puthur, kur kemi qenë duke e parë ndonjë film, babi im e ka komentuar si gjë shumë të keqe dhe të shëmtuar”.
Instituti Kombëtar Demokratik (IKD), kohë më parë ka bërë publik një raport, sipas të cilit vetëm 3 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta pranonin fëmijën si anëtar të komunitetit LGBT, derisa 97 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk do t’i lejonin të jetojnë në shtëpi anëtarët e këtij komuniteti.
Rina Brahimi, zyrtare nga Qendra për Barazi dhe Liri, thotë se rrallë herë raportohet diskriminimi ndaj komunitetit LGBT dhe kjo për arsye se mekanizmat institucionalë nuk janë shumë funksionalë.
“Kjo bën që komuniteti LGBT në Kosovë ka frikë të vazhdueshme që të besojë në institucione. Tek ata as dhuna nuk mungon, dhe më keq se të kesh frikë për jetën tënde nuk ka, konsideroj”.
“Rasti i fundit që ne kemi asistuar ka qenë dëbimi nga shtëpia i një pjesëtari të komuniteti homoseksual me dhunë fizike. Gjatë vitit të kaluar kanë qenë 4 raste që i kanë dëbuar nga shtëpia”, bën të ditur Brahimi.
Edhe një tjetër pjesëtar i komunitetit homoseksual, Liridon Veliu, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se qysh si fëmijë i vogël ka pasur ngacmime dhe është diskriminuar në shoqëri, pikërisht për faktin se ka pasur dëshirë të tregojë veten më të feminizuar se shokët e tij.
“Unë prejse isha fëmijë, e kam ditur orientimin tim seksual. E kam vërejtur se nuk jam si djemtë e klasës, për shembull, në shkollën fillore. Por, nuk më kujtohet si ka lindur frika që i takoj orientimit tim seksual. E mbaj mend gjithmonë si fëmijë që i thosha mamit tim se do të doja të jem vajzë”, thotë ai.
Sipas tij, në qytetet tjera në Kosovë, homofobia është më e madhe, për dallim nga Prishtina.
“Në moshën 16-vjeçare kam filluar t’i tregoj familjes e shoqërisë dhe që atëherë kam ardhur nga Skënderaj në Prishtinë, dhe mendoj se këtu është shumë më e lehtë të jesh vetvetja, meqë është vend më i madh”, shprehet Veliu.
Në anën tjetër, Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së kryeministrit, thotë se Ligji kundër diskriminimit ekziston në Kosovë, por që zbatueshmëria e tij ende nuk ka arritur nivelin e dëshiruar.
“Viti 2017 ka qenë një vit me sfida, por edhe me përparime sidomos në fushën e të drejtave të komunitetit LGBT. Ne si institucion, kemi një bashkëpunim shumë të mirë me shoqërinë civile, por edhe organizatat që punojnë në këtë fushë dhe e kanë forcuar bashkëpunimin edhe me komuna”.
“Qeveria e Kosovës e ka një grup këshillëdhënës dhe koordinues për të drejtat e komunitetit LGBT që është një trup me shumë diversitet dhe që ky mekanizëm institucional bashkëudhëhiqet nga njerëz që punojnë për të drejtat e këtij komuniteti”, shpjegon Hajredini.
Në Kosovë janë tri organizata që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT. Ato kanë ngritur kapacitetet e veta që t’u ofrojnë ndihmë ligjore, në rast të shkeljes së të drejtave pjesëtarëve të këtij komuniteti. Organizatat ofrojnë ndihmë ligjore, pra avokat falas, por edhe ndihmë psiko-sociale.
Po ashtu, edhe nga komuniteti transgjinor në Kosovë thonë se jetojnë me shumë sfida. Ata thonë se, madje, shumë nga ta nuk e pranojnë këtë realitet, pavarësisht faktit se organizatat i identifikojnë si të tillë. Kjo për shkak të frikës që ata ndiejnë.
Luljeta, 24- vjeçare, transgjinore, tregon për Radion Evropa e Lirë sfidat e kësaj kategorie të shoqërisë dhe diskriminimi që u bëhet:
“Unë kam lindur vajzë, por dua të jem djalë. Sfida e parë që kam hasur është se te ne nuk mund të ndërrohet gjinia. Mjekët te ne kanë shumë pak njohuri për transgjinorët. Gjatë një hulumtimi që e kemi bërë, kemi pyetur mjekët se çka nënkuptoni me seks, dhe përgjigjja ka qenë ‘lidhja intime mes një burri dhe grua’. Imagjinoni kur vjen ndarja te seksi, gjinia, sa shumë kemi hasur te mosnjohuria për të punuar me komunitetin transgjinor”.
“Ne nuk kemi të dhëna të sakta se sa transgjinorë janë në Kosovë, ndonëse kemi dashur të bëjmë hulumtim për t’i identifikuar në mënyrë anonime, por megjithatë frika nuk i ka lejuar që ta pranojnë një gjë të tillë”, thekson ajo.
Sociologët, ndërkaq, kanë tërhequr vërejtjen se dhuna në familje apo shoqëri ndaj personave të komunitetit LGBT, është e shprehur për shkak të vetëdijes së ulët të anëtarëve të familjes dhe shoqërisë për t’i pranuar personat, të cilët kanë një orientim të caktuar seksual. Ata, gjithashtu, konsiderojnë se institucionet e vendit bëjnë shumë pak për këtë kategori të shoqërisë.
Vlerësohet se në botë rreth 20 për qind e popullatës së përgjithshme ka tendenca të orientimit homoseksuallesbike, biseksual apo transgjinor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën