Blerim Kastrati ka dëshmuar sot në Gjykatën e Gjakovës për vrasjen e vëllait të tij, Nuredinit, krim për të cilin akuzohen Tasim dhe Nasip Zhuniqi.
Pasi që kjo çështje është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, sot pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ali Uka, i akuzuari Tasim e pranoi fajësinë ndërsa i akuzuari Nasip sërish u deklarua i pafajshëm.
Mirëpo gjyqtari Nikollë Komani refuzoi pranimin e fajit nga i akuzuarit Tasim, me arsyetimin se vepra penale është kryer në bashkëkryerje.
Në gjykimin e sotëm dëshmitari Blerim Kastrati tha se mosmarrëveshjet mes dy familjeve për shkak të punës që kishin me linjat e autobusëve kishin filluar shumë më herët.
Prokuroria pretendon se Tasim dhe Nasip Zhuniqi, në mars të vitit 2016 në magjistralen Prizren-Gjakovë, afër fshatit Xërxë, në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta tashmë të ndjerin Nuredin Kastrati nga Prizreni.
Në rrëfimin e tij, Blerim Kastrati, tha se i akuzuari Tasim Zhuniqi në fillim i kishte ndjekur me makinë dhe ua kishte zënë rrugën e më pas i ka goditur me makinë.
“Pasi jemi ndalur, Tasimi e ka hapur derën e makinës ku në anën e shoferit ka qenë vëllai im dhe Bardhyl Gashi, kemi dalë jashtë duke u shtyrë me duar dhe pastaj na kanë ndarë disa njerëz aty afër. Ne kemi vazhduar të ecim në këmbë”, tha dëshmitari, raporton Kallxo.com.
“Në ndërkohë ka arritur Nasipi, ka gjuajtur dy ose tre herë në drejtim timin e pastaj edhe në drejtim të Nuredinit. Vëllai im, plumbin e parë e ka marrë në gisht dhe në kokë përmbi sy dhe është rrëzuar me fytyrë nga toka”, shtoi Blerim Kastrati.
“Pas kësaj, Tasimi ia ka marrë Kallashin nga dora Nasipit dhe ka gjuajtur përmbi trupin e tani të ndjerit Nuredin”, tha dëshmitari.
Lidhur me dëshminë e dëshmitarit Blerim Kastrati, mbrojtëset e të akuzuarve avokatet Myrvete Qollaku dhe Kosovare Kelmendi, patën vërejtje në përceptimin e tij rreth momenteve kritike të ngjarjes.
Prokuroria, me përfaqësuesin e aktakuzës, prokurorin Ali Uka, dy të akuzuarit po i ngarkon me veprën penale të vrasjes në bashkëkryerje, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtjes pa leje.
Në lidhje me këtë çështje, Gjykata Themelore e Gjakovës me kryetarin e trupit gjykues Shaqir Zika dhe anëtarët Besnik Bislimaj dhe Ilirjana Hoti, kishin shpallur fajtorë dhe dënuar të akuzuarit Tasim Zhuniqi me 16 vjet ndërsa Nasip Zhuniqin me 15 vjet burgim.
Mirëpo, avokatja Kosovare Kelmendi, e cila e përfaqëson të akuzuarin Nasip, kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit rigjykimin e çështjes ose lirimin nga akuza të të mbrojturit të saj, ndërsa avokatja Myrvete Qollaku kishte kërkuar dënim më të butë për të mbrojturin e saj Tasimin.
Lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë, Prokuroria në ankesën e saj drejtuar Gjykatës së Apelit në Prishtinë, i ka propozuar që çështjen ta kthejë në rigjykim dhe që ndaj të akuzuarve të shqiptojë dënime më të larta.
Propozimit për dënime më të larta iu kishte bashkangjitur edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Miftar Qelaj.
Të akuzuarit për veprën penale të armëmbajtjes kishin pranuar fajësinë, e i akuzuari Tasim kishte pranuar fajësinë edhe për veprën penale të vrasjes, mirëpo ky pranim i fajësisë ishte refuzuar nga Gjykata.
Pas kësaj, Gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim procesin e dy të akuzuarve Tasim dhe Nasip Zhuniqi, për veprën e vrasjes në bashkëkryerje, me arsyetimin se shkalla e parë kishte bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Apeli rigjykimin e arsyeton me faktin se aktgjykimi i shkallës së parë është kundërthënës, sepse në mes të cilësimit të veprës penale nga Prokuroria dhe aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjakovës, nuk është e qartë a është fjala për një vepër penale të vrasjes në bashkëkryerje apo për disa vepra penale të ndara e jo në bashkëkryerje.
Ende pa u mbajtur asnjë seancë e çështjes së kthyer në rigjykim, pala e dëmtuar kishte bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit.
Në rastin ku Tasim dhe Nasip Zhuniqi nga fshati Bellacerkë i komunës së Rahovecit, po akuzohen se kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Nuredin Kastrati, pas pranimit të një kërkese për përjashtim të gjyqtarit të çështjes, seanca e parë e çështjes të kthyer në rigjykim kishte dështuar të mbahej.
Mbrojtësi i palës së dëmtuar, avokati Miftar Qelaj, kishte parashtruar kërkesë për përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues Shaqir Zika, me arsyetimin se gjyqtari Zika ka qenë nën presion të palëve në procedurë, pasi që i njëjti ka denoncuar familjarët e të akuzuarve për kanosje.
Ndërsa lidhur me kërkesën për përjashtim të kryetarit të trupit gjykues, mbrojtëset e të akuzuarve avokatet Myrvete Qollaku dhe Kosovare Kelmendi, lidhur me kërkesën e palës së dëmtuar-familjes Kastrati, kishin thënë se e njëjta kërkesë përmban vetëm prejudikime dhe ka për qëllim zvarritjen e procedurës.
Para kolegjit të Apelit, të përbërë nga Tonka Berishaj, Xhevdet Abazi dhe Afrim Shala, të akuzuarit Tasim dhe Nasip ishin deklaruar të fajshëm dhe kanë shprehur keqardhje për atë çka ka ndodhur.
Sipas aktakuzës duke u bazuar në disa mosmarrëveshje të mëhershme që kishin të akuzuarit dhe i ndjeri, ditën kritike me armë Nasipi qëllon disa herë në drejtim të të ndjerit Nuredin, i cili rrëzohet në tokë.
Aktakuza shpjegon se pasi që i ndjeri ishte rrëzuar në tokë nga të shtënat e Nasipit, më pas Tasimi ia merr armën nga dora Nasipit dhe disa herë qëllon në trupin e viktimës duke e lënë të vdekur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite