LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehen turistët korean që u sulmuan në Shkup, tregojnë si ndodhi ngjarja

Rrëfehen turistët korean që u sulmuan në Shkup, tregojnë si ndodhi ngjarja

Turistët korean, të cilët u sulmuan verbalisht nga një person në Shkup, kanë treguar se si ka rrjedhë ngjarja dhe si pamjet e sulmit ndaj tyre u bënë virale në internet.

Një prej turistëve të cilët në Shkup kishin ardhur për mision paqeje, Edi Çoi, për “Vidi Vaka”, tha se ata nuk kanë dashur të nxjerrin problem dhe vendosën ta injorojnë personin, i cili i ngacmoi me fjalët “coronavirus”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përnjëherë një person erdhi para neve, kishte kamerë dhe filloi të bërtasë: Kina, korona. Ne nuk dëshironim të nxjerrim problem dhe vendosëm ta injorojmë. Pastaj ai u largua dhe disa orë më pas u publikua video nga ajo që ndodhi”, tha Edi Çoi.


Turistëve aziatik në qendër të Shkupit ju thirret “Coronavirus”
Lexo po ashtu Turistëve aziatik në qendër të Shkupit ju thirret “Coronavirus”

Ai deklaroi se është befasuar pas publikimit të videove, pasi ka pasur qytetarë që e kanë njohur dhe i kanë kërkuar falje.

“Pas problemit edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe komuna na kontaktoi dhe na kërkoi falje. Reaguan shpejt dhe ishim të kënaqur. Gjithashtu edhe mediat raportuan, gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha ai.

Sulmi me fjalë raciste ndodhi përderisa ata ishin duke pritur për takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup.

Turistët e sulmuar në Shkup janë nga Koreja e Jugut, kanë mbajtur ligjërata për paqe në Shën Nikollë
Lexo po ashtu Turistët e sulmuar në Shkup janë nga Koreja e Jugut, kanë mbajtur ligjërata për paqe në Shën Nikollë

Ndërsa theksojmë se ata në Maqedoninë e Veriut ndodheshin për të mbajtur ligjërata për paqe dhe siguri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori