LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani tregon se si është të punosh me Antonio Conten: Ai na jep shumë energji

Rrahmani tregon se si është të punosh me Antonio Conten: Ai na jep shumë energji

Antonio Conte ka marrë drejtimin e Napolit dhe synon që ta rikthejë këtë skuadër në mesin e më të mirave në Serie A.

E për punën me trajnerin italian ka folur edhe kapiteni i Kosovës dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të Napolit, Amir Rrahmani.

“Punë tjetër, secili trajner ka metodën e tij të punës, ne bëmë atë që ai u përpoq të mësonte. Duhet të përgatitemi mirë për fillimin e kampionatit”, tha Rrahmani.


Mbrojtësi kosovar vlerësoi ndikimin e Contes në skuadër duke thënë se ai u jep futbollistëve shumë energji.

“Ai na jep shumë energji, ai ju bën të keni vëmendje në stërvitje dhe në atë që ai kërkon. Kemi më shumë tension, por kjo na bën më të koncentruar”, vazhdoi tutje Rrahmani.

Fjalët e Amir Rrahmanit nxjerrin në pah intensitetin dhe vendosmërinë që trajneri i ri u transmeton lojtarëve, duke i inkurajuar ata të japin gjithçka në çdo stërvitje.

Napoli sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e 10-të në Serie A, derisa Conte synon që ta rikthejë klubin në mesin e më të mirëve në elitën e futbollit italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori