Amir Rrahmani tashmë do ta shohim në ligën elitare italiane me skuadrën e Hellas Veronës.
Reprezentuesi i Kosovës ditë më parë ka ndërruar ambient duke u transferua te skuadra italiane pas tri vite qëndrimi te Dinamo Zagreb.
E trajneri i klubit italian, Ivan Juric, ka folur rreth fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, ku ka përfshirë edhe lojtarin tonë.
“Amiri është zgjedhur nga drejtori sportiv Toni D’Amiko. Ai është lojtar i ri, me karakter dhe mund të mbulojë shumë role”.
“Ai mund të luajë mbrojtës krahu apo mesfushor krahu. Vjen në një kampion të vështirë, por unë jam i mendimit se Rrahmani mund të rritet shumë këtu. Ne jemi në kërkim edhe për mbrojtës të tjerë, na mungojnë shumë”, u shpreh Juric.
Ndryshe, Rrahmani në të kaluarën ka luajtur në Drenicë, Partizan, Split dhe më pas karrierën e vazhdoi te klubi kroat. /Telegrafi/