LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani ëndërron titullin me Napolin, flet edhe për partneritetin në mbrojtje me Kim`

Rrahmani ëndërron titullin me Napolin, flet edhe për partneritetin në mbrojtje me Kim`

Napoli e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit italian Serie A. 

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti mori tri pikë të mëdha pas triumfit në udhëtim te Verona me rezultat 2-5.

E për sezonin e ri dhe objektivat e klubit ka folur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që është një lider në mbrojtjen e napolitanëve.


Rrahmani fillimisht tha se Napoli duhet të ndjek titullin, por për të arritur deri aty ndeshjet duhet marrë një nga një.

“Titulli është njësoj si vitin e kaluar, duhet ti marrim ndeshjet me radhë. Shpresojmë që në fund të jemi sërish aty lart dhe të luftojmë për titullin kampion”, ka thënë Rrahmani.

Tutje qendërmbrojtësi prishtinas foli edhe me partneritetin me koreanin Kim në qendër të mbrojtjet.

“Me Kim po flasim dhe mundohemi të përmirësojmë ato që na thotë trajneri. Në Turqi bënte një tjetër stil loje, duhet të mësohet me tonin, por për momentin po merremi vesh mirë”.

“Ishte e rëndësishme të nisnim mirë sezonin, pastaj më pas bëhet më e lehtë. Duhet të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje dhe të mbyllim sezonin siç duhet”.

“Kemi analizuar dy golat e pësuar në Verona dhe e dimë që mund të bënim më mirë. Duhet të bëjmë sa më pak gabime dhe të ndihmojmë shokët”, u shpreh qendërmbrojtësi kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Premier League

"Ajo që ndodhi në Bukuresht, nuk përsëritet në Prishtinë" - kreu i Dardanëve, Berisha flet për mediat rumune para ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori