Rrahje në Parlamentin Evropian: Eurodeputeti britanik përfundon me fytyrë për tokë (Foto/Video)

Eurodeputeti britanik i partisë UKIP, Steven Woolfe, i cili është lënduar sot pas rrahjes me deputetët e kësaj partie në Parlamentin Evropian në Strasburg, raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në komunikatën e lëshuar euroskeptikët, thuhet se testet mjekësore kanë konstatuar se deputeti i PE-së nuk ka pësuar gjakderdhje në tru, por se do të mbetet i shtruar në spital gjatë natës, transmeton Telegrafi.
“Po ndihem më mirë, më i lumtur dhe po buzëqeshi si gjithnjë”, ka deklaruar Steven.
Woolfe ishte dërguar me urgjencë në spital, pasi ishte goditur gjatë një rrahje në takimin me deputetët në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Strasburg. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































