Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen edhe zyrtarët policorë

14:"Ridvan Slivova
Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rrahje, që ishte duke ndodhur, pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë hasur në rezistencë aktive nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër mashkull kosovar - i mitur, i revoltuar (për arrestimin e të dyshuarit) ka dëmtuar veturën zyrtare duke e goditur me këmbë.
Si pasojë, gjatë ballafaqimit zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta, dhe po ashtu lëndime ka pësuar edhe viktima mashkull kosovar i cili është ballafaquar me të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































