Disa dhjetëra fansa rusë kanë mësyrë fansat anglezë brenda stadiumit menjëherë pas fishkëllimet finale të ndeshjes në Marseille të shtunën, ka thënë një dëshmitar i Reuters.

Fansat rusë kanë kapur flamujt dhe kanë hedhur projektile, duke detyruar fansat anglezë të panikuar të ngjiten mbi barrierat teksa kujdestarët e sigurisë shikonin situatën, transmeton Koha.net.


LEXONI PO ASHTU: Rrahje e tifozëve në Marseille (Foto, +16/Video)

Si pasojë e përleshjes së përgjakshme që ndodhi para ndeshjes mes këtyre dy grupeve të tifozëve, një tifoz anglez është në gjendje kritike për jetën.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të 'Euro 2016' përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

telegrafi sport app