Rrahen për motive të ulëta, pesë persona të arrestuar në Gjilan

Pesë persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në Gjilan, pas një përleshje.
"Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një kafiteri për motive të ulëta personale ishin përfshirë në rrahje duke e sulmuar njëri tjetrin me mjete të forta, ku kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor", njofton policia.
Pas intervistimit të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































