LAJMI I FUNDIT:

Rrah nënën, arrestohet gjakovari

Rrah nënën, arrestohet gjakovari

Një person është arrestuar në Gjakovë, i cili pas një mosmarrëveshje, e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.


Dhuna në familje në Kosovë vazhdon të jetë e theksuar dhe ka rritje. Por, sipas statistikave në vendin tonë ka një tolerancë, sa i përket dhunës fizike.

Për këtë,në muajin tetor nisi një kampanjë “dhuna nuk arsyetohet”, në të cilën kishte qëllim, vetëdijesimin e shoqërisë ndaj dhunës duke  bërë thirrje që të raportohet çdoherë në Polici./Telegrafi