E çiltër, me zë të fuqishëm dhe paraqitje tërheqëse – imazh ky që ajo diti ta ruajë përgjatë gjithë karrierës së saj afatgjatë. Është kjo këngëtarja e njohur Rovena Dilo, e cila gjithmonë ka ditur çelësin e shndërrimit në ikonë të këngëve të saj, që çdoherë kanë përcjellë mesazhe e vlera artistike.
“Do të çmend” titullohet kënga e saj më e fundit, e cila na ka sjell një version joshësh dhe më të thjeshtë të sajin, një interpretim ritmik pranë bregdetit, i cili mesa duket është i duhur për të na freskuar këto mbrëmje të ngrohta vere. Në një intervistë të veçantë për Telegrafin, Rovena vjen për të na rrëfyer më të reja në jetën e saj, në veçanti këtë projekt muzikor, i cili është mirëpritur nga publiku që në fillim…
E njohur për ndërmarrësinë por edhe karrierën e pasur në muzikë, këngëtarja nga Shqipëria nuk heziton që përgjatë kësaj interviste të flasë edhe për ngjarjet jo të mira në jetën e saj, që vitet e fundit e larguan nga fusha tjetër ku pati sukses për vite të tëra – biznesi. Megjithatë, Rovena Dilos nuk i mungon motivi për t’u marrë me muzikë, që duket të jetë qetësia e saj më e madhe shpirtërore…
Rovena, keni publikuar së fundmi këngën tuaj më të re “Do të çmend”. Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti muzikor?
Kjo këngë u kompozua dhe mori jetë për të qenë pjesëmarrëse ne “Zambakun e Prizrenit”, ku u vlerësua me çmimin e dytë. Pas kësaj kënga u mendua të kishte një klip të sajin. Në një bashkëpunim me regjisorin dhe operatorin e talentuar Altin Çelmeta, nxënës dhe bashkëpunëtor i afërt i të ndjerit Gjergj Xhuvani, u realizua klipi i këngës.
Vini e thjeshtë në klip, me një performancë melankolike pranë bregdetit. Ishte zgjedhja e juaj të shfaqeshit kështu në klip?
Melankolike…!? S’di..do të thosha më tepër është një performancë e thjeshtë tej e tej e pasforcuar..! Besoj se ideja ime i shkoi përshtat edhe shijes dhe vizionit të Altin Çelmetës!
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/08/icannotknow_29_8_2019_10_6_23_307.jpg)
Ka tash e sa kohë që bashkëpunoni me Adi Hilën për projektet muzikore. Ndjeheni e sigurt në prodhimet muzikore të tij?
Patjetër…bashkëpunimet me Adin kanë qenë të suksesshme! Kanë nxjerrë një tjetër dimension të vokalit dhe mentalitetit tim muzikor. Më ka pëlqyer ky lloj eksperimentimi…unë gjithmonë guxoj…megjithëse rrallë.
Këtë vit keni qenë mjaft aktive sa i përket projekteve artistike dhe angazhimeve tuaja në muzikë. Na trego pak cilat janë planet tua deri në përmbyllje të këtij viti?
Po ishte dueti me Onatin “Ma jo” që megjithëse u prezantua në fund të dhjetorit përsëri i përket më shumë vitit 2019. Në qershor doli “Do të çmend” dhe tani klipi i këngës. Ndërkohë po punoj për një këngë të re që do të synojë më shumë klubet…surprizë (qesh).
Keni marrë disa herë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, përfshirë edhe vitin e kaluar. Po këtë vit do të jeni pjesëmarrëse?
Besoj se do të jem…të shohim!
Një kanal në YouTube me të gjitha këngët tuaja ndër vite, ka qenë gjithashtu një nismë e Rovenës këtë vit. Mund të na thuash, i ke publikuar të gjitha materialet, apo ka ende befasi të bukura për fansat tuaj?
Oooo akoma jo..ka shumë akoma. Këngët janë të shumta dhe mendoj se nuk është shkarkuar as çereku i materialeve…kështu që fansat do të kenë mundësi të futen në kanalin tim që është relativisht i ri, vetëm gjashtë muaj, dhe të gjejnë aty me dhjetëra këngë!
Si ka qenë vera 2019 për ty Rovena? Keni gjetur kohë për pushime?
Po kam pushuar boll, dy herë nga 10 ditë dhe sigurisht do ketë edhe fundjava të tjera!
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/08/icannotknow_29_8_2019_10_8_16_195.jpg)
Përveç muzikës, ju keni dëshmuar se jeni e zonja edhe si sipërmarrëse e një lokali. Sa e vështirë është për një femër që t’ia dalë në këtë fushë?
Lokali im ka tre vjet që është mbyllur nga mafia dhe hajnat që për fat të keq kanë kapur peng drejtësinë dhe shtetin. Mafiozët Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi e kanë ndërprerë nëpërmjet korrupsionit aktivitetin tim kështu që sipërmarrja është diçka që i takon të shkuarës, por biznesi nuk ka qene i lehtë! Por më e vështirë është lufta gjyqësore në një vend ku mbrohet krimi dhe mafia!
Ju shohim herë pas here aktive në rrjetet sociale. Çfarë mendimi keni për to dhe sa marrin rrjetet sociale nga koha e Rovenës?
Rrjetet sociale janë bërë pjesë e jetës sonë, më duket se janë më të rëndësishme se kafja që konsumonim dikur (qesh), madje kanë zëvendësuar bisedat e dikurshme midis miqsh. Mendoj se është një fenomen jo aq i mirë por i pandalshëm.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/08/icannotknow_29_8_2019_10_6_55_706.jpg)
Një ditë e zakonshme e juaja, si nis, si vazhdon dhe si përfundon?
Ditët e mia nuk janë njësoj, çdo ditë ka takime, punë dhe përpjekje të ndryshme. Ndaj nuk di të përshkruaj njërën ditë. Ditët shpesh më sjellin edhe gjëra befasuese, herë për mirë e herë për keq.
Thënia juaj e jetës?
“Entuziazmi dhe gëzimi për çfarë na jep jeta e bën ekzistencën tonë unike!”
Rovena, faleminderit shumë që ishe pjesë e kësaj interviste. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?
Edhe unë ju falënderoj shumë! Do t’ju kërkoja lexuesve të klikonin në linkun këtu poshtë dhe të dëgjonin këngën time më të re! Sepse muzika është jetë! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti