LAJMI I FUNDIT:

Rouhani: SHBA ‘po gënjen’ për ofertat e bisedimeve, vuan nga ‘çrregullime mendore’

Rouhani: SHBA ‘po gënjen’ për ofertat e bisedimeve, vuan nga ‘çrregullime mendore’

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të martën se sanksionet e reja të SHBA-së kundër zyrtarëve të lartë iranianë duke përfshirë edhe diplomatin e lartë Mohammad Javad Zarif treguan se Uashingtoni është “duke gënjyer” rreth ofrimit të negociatave.

“Në të njëjtën kohë kur bëni thirrje për negociata, ju kërkoni të sanksiononi ministrin e jashtëm? Është e qartë se ju jeni duke gënjyer”, citohet të ketë thënë Rouhani në një takim me ministrat, të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu tha se Shtëpia e Bardhë është “e goditur nga çrregullimi mendor”.


Komentet e tij erdhën pasi këshilltari i sigurimit kombëtar John Bolton tha në Jerusalem se Uashingtoni “e mbajti derën hapur ndaj negociatave reale”, por se “në përgjigje, heshtja e Iranit ka qenë shurdhuese”.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Iranit tha se sanksionet ndaj udhëheqësve të saj përfaqësojnë “mbylljen e përhershme” të diplomacisë me Uashingtonin.

“Vendosja e sanksioneve të pafrytshme kundër udhëheqësit suprem të Iranit dhe komandantit të diplomacisë së Iranit është mbyllja e përhershme e rrugës për diplomacinë me qeverinë e dëshpëruar të Trump”, tha zëdhënësi i ministrisë Abbas Mousavi në një postim në Twitter.

Uashingtoni vendosi sanksione të reja kundër udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei të hënën si dhe futi në listën e zezë ministrin e Jashtëm Zarif, lëvizje kjo më e fundit në një situatë të tensionuar që ka ngritur frikën e një konflikti rajonal.

“Qeveria e Trump po shkatërron të gjithë mekanizmat e vendosur ndërkombëtarë për të mbajtur paqen dhe sigurinë globale”, shtoi Mousavi.

Zarif u përgjigj të hënën ndaj sanksioneve, duke thënë se udhëheqësit në Izrael, Arabinë Saudite dhe SHBA “e përçmojnë diplomacinë dhe etjen për luftë”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu vendosi sanksione të reja të hënën kundër krerëve të lartë ushtarakë iranianë, duke i bërë presion vendit, madje duke e kërcënuar me “zhdukje” në rast se fillon një luftë.

Masa e Uashingtonit erdhi pasi Irani rrëzoi një dron amerikan javën e kaluar dhe Trump autorizoi një sulm hakmarrës, por e anuloi atë në minutën e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori