Roth: Maqedonia është nisur në drejtim të mirë, janë të nevojshme reformat edhe më tej
Këtij vendi i duhen reforma dhe pajtim. Hapat e para të Qeverisë janë në drejtim të vërtetë, por është e nevojshme edhe opozita të përfshihet në procesin e zbatimit të tyre me qëllim që të përparojë në rrugën e eurointegrimeve për çka e keni mbështetjen e Gjermanisë, porositi sekretari shtetëror në MPJ-në gjermane, Michael Roth në konferencën e sotme të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ky shtet nuk ka nevojë për asgjë më shumë sesa që janë reformat. Qeveria ka vendosur program serioz për reforma. Unë vetëm mund të dëshiroj që ato hapa konkretisht të realizohen. Është e rëndësishme që reformat të zbatohen në interes të shtetit dhe popullit të tij sepse ardhmëria e Maqedonisë është në BE. Në vitet e fundit është humbur shumë besim, ndërsa tani duhet sërish të arrihet e njëjta”, tha Roth. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Roth theksi se nëse jepen rezultate në lidhje me reformat e kërkuara, si dhe në lidhje me ndërtimin e marrëdhënieve me fqinjët, atëherë Gjermania do të jetë më e obliguar të japë nga ana e saj.
“Qeveria e re vendosi shumë masa të cilat duhet të krijojnë sërish besim mes tjerash edhe në Greqi, por edhe me Bullgarinë. Mendoj se ky është pikërisht drejtimi i saktë. Kjo një kohë të gjatë ishte e nevojshme. Jam i sigurt se Qeveria e Maqedonisë edhe më tej do të punojë në uljen e tensioneve dhe në ndërtimin e besimit Nëse shtrihet dora për dialog edhe unë pres nga pala tjetër që ata partnerë ta pranojnë dorën e shtrirë. Askush jashtë Maqedonisë dhe jashtë Greqisë nuk e kupton kontestin i cili komplet është absurd. Mendoj se duhet ta lëmë që historia të mbetet histori dhe të shkojnë ndaj një të ardhme të përbashkët. Gjermania është e gatshme nëse kjo kërkohet të hapë mbështetje në atë drejtim. Por, me të vërtetë i vlerësoj sinjalet që për momentin jepen që këtu. Atëherë edhe ne jemi të obliguar ta mbështesim Maqedoninë, Kur them ne, nuk mendoj vetëm në Gjermaninë, por edhe në tërë BE-në. Që të fillojnë negociatat inkuadruese është i nevojshëm konsensus”, theksoi Roth.
Thotë se përshtypjen që e ka dhe optimizmi i tij është në bazë të mirë “Shpresoj se reformat në mënyrë konsekuente do të implementohen dhe njëkohësisht në afta sa më të afërt të mundshëm të fillojnë negociatat parainkuadruese. Por, ky nuk është vetëm obligim i yni edhe të tjerët duhet t’i ndërmarrin përgjegjësitë e tyre”, tha Roth. Ministri Dimitrov, megjithatë i pyetur për marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, tha se ende është herët të publikohen detaje nga marrëveshja. Theksoi se ka edhe tre javë deri në vizitën e paralajmëruar të kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe se vijojnë edhe disa hapa në kuadër të së cilave duhet të informohen Qeveria dhe aktorët e tjerë politik pas çka edhe opinioni do të informohet, njofton AIM.
“Kumtimi tani në formulime të sakta mund të ndikojë në konsultimet. Atë që mund ta them është se edhe pala maqedonase edhe pala bullgare janë udhëhequr nga kapitulli ‘nëse të shkatërroj ty, e shkatërroj edhe veten’. Bazën për kompromis që e arritëm është një bazë e mirë që të nënshkruhet tekst që edhe ne edhe Bullgaria me krenari dhe ndershmëri do ta nënshkruajmë. Ky ishte qëllimi dhe mendoj se dy delegacionet i kanë braktisur negociatat me pjesëmarrje se në kuadër të rrethanave kemi bërë maksimumin”, deklaroi Dimitrov. Diplomati gjerman Michael Roth sot u takua edhe me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani, ndërsa dje bisedoi me kryeministrin Zoran Zaev. Në Shkup realizoi takim edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A